Hillary Clinton gënjen për 13 minuta. Kjo video e postuar në youtube po bën xhiron e botës duke vënë në pozita të vështira ish sekretaren e Shtetit.
Në video shfaqen në sekuenca deklaratat e kandidates në çështje të ndryshme, nga martesat gai deri tek serveri dhe emailet e gjetura në serverin e saj privat. Sigurisht mund të thuhet se më shumë se gënjeshtra video ka të bëjë me pohime që ndryshojnë në kohë, të cilat kandidatja i ka bërë në kohë të ndryshme.
Sa i përket martesave gay Clinton i kundërshtoi në 2002 dhe në vitin 2013 i mbështeti. Një tjetër argument ka të bëjë me vizitën e saj në Bosnjë në 1996 kur avioni i sekretarit të Shtetit ishte në syrin e një snajperi. E në fakt pas kaq vitesh ishte vetë Clinton që gjatë një fushate u shpreh se ai lajm nuk ishte i vërtetë.
Sigurisht në politikë e jo vetëm gënjeshtra konsiderohet e rëndë. E kjo është pika e dobët ku ish sekretarja duhet të punojë nëse dëshiron të jetë e para presidente grua e SHBA. Ndoshta duhet thjeshtë të pranojë se është qënie njerëzore e gabon si të gjithë.
/Shqiptarja.com