13 Qershori i Bashës, si funeral poshtërimi ndaj vlerave dhe besimit të PD

13 Qershori i Bashës, si funeral poshtërimi ndaj vlerave dhe besimit të PD

Në përgjigje të mijëra mesazheve që shprehin konsiderata por edhe zemërime për qëndrimet "e ashpra" ndaj humbjes diskredituese të opozitës në 25 Prill, më duhet të qartësoj sa vijon: 

Së pari, ndihem në paqe, pasi përgjatë më shumë se 1 viti (përfshi qëndrimet e 3 muajve të fundit) kam dhënë gjithçka që kam mundur, për ta çliruar PD nga alternativa humbëse e Lulzim Bashës si dhe garda e sekserëve që kanë pushtuar dhe përdhosur besimin publik te PD! 

Asnjë lidhje me listat e Vlorës, Tiranës, etj. Përkundrazi, sa më larg 25 Prillit, edhe më shumë i nderuar për mungesën në listat e tenderuara natën por që shitën ditën zgjedhjet e radhës! 

Zero problem me qytetarin L.B, si djalë, prind, bashkëshort, shofer, kuzhinier, përkthyes, me balluket, kostumet, veset apo virtytet njerëzore që si çdo njeri tokësor edhe ai mbart.  

Sinqerisht keqardhje për sa kohë harxhova me një “ delinkuent  në tentative për Kryeministër », por «shtetar i pa këllqe, mashtrues i stërvitur, i pabesë për tu përballur dhe cinik njëherësh”! 

Së dyti, asnjë sekondë për tu marrë më tej me oshilacionet e humbësit, i cili ndërsa në mbrëmjen e 25 Prillit fjeti me kurorën e Kryeministrit (në vend të dorëheqjes së parevokushme!), u zgjua me instiktet perverse të të mbyturit që kapet edhe pas …, karriges në këtë rast! 

Si edhe në 2017 ku mori demek qeverinë me 7 Ministra (u thënçin) dhe fitoi 43 mavro-deputet, por paturpësisht mbajti pa meritë dhe pa nder karrigen e Kryetarit të PD!  

Ndërsa në 26 Prill, befas u trimërua me “arkat me masakrën zgjedhore, të  gjitha të rrëzuara nga gjykatat e RSh dhe faktorët ndërkombëtare”, mbledhjet e Kryesisë dhe KK, (paska patur dhe forume PD-ja !!), natën cakton me urgjencë datë zgjedhjesh, rregullat e lojës dhe emëron kush do kandidojë, kush jo, ndërsa ditën përdhos vasalët-vartës, shpërdoron strukturat si arbitër dhe me paturpësi cinike ka dalë si Ali komiku Bagdadit për të drejtuar: «fitoret që presin PD nën udhëheqjen e tij në mos në 2025 mbas 2029»! Hall i madh ka gjet PD!

Për edhe më keq, si një çilimi i përkëdhelur kryetari në detyrë, bën qurramanin ndaj akuzave publike dhe u tregon me ligësi oponentëve serioz: ««o me Lulin o me armikun .., kufirin e mllefit etj », ndërsa gjithfarë mjeranësh zvarriten nëpër salla duke brohoritur: «deri në vdekje me udhëheqësin e lavdishëm», edhe pse PD s'ka asnjë fitore të vetme nën drejtimin e tij.  

Së treti, NEVERI për «figurat dhe faktorët» e diskredituar nga mungesa e kurajos si dhe gardën e kamikazëve të lidhur pas karriges së kryetarit humbës që si të ardhur nga Galaktika, bëjnë sikur ka «garë vlerash» dhe vërsulen kundër armiqëve që ju shajnë kryetarin e madh ! Turp ! 

PËRBUZJE për listat e borderosë në mediat e kaptereve dhe ushtrinë e punësuar me byrek në portalet e kunetërve që qelbën dynjanë me diarenë e prapagandës: “edhe humbës i përsëritur edhe krenar, edhe trim i tërbuar, edhe i pazëvendësueshëm ....”!  Marrëzi !

KEQARDHJE për 10-ra mijëra demokratët, që pa ju tharë lotët e dëshpërimit për humbjen mëkatare, zvarriten në llogoret e betejës se radhës: «për karrigen e mavro-Kryetarit humbës» !

MËSHIRË, për frymën tinzare se: «fajin për humbjen e radhës së opozitës dhe tranzicionin rraskapitës në RSh, e kanë :«USA, OSBE, NATO dhe ambasadorët perëndimore» !? Për ta nuk mjafton veç: “fali o zot se nuk dinë se çfarë bëjnë” nga paniku … !

Së katërti, Marrëzia për karrige s’njeh limite. Kështu, FATKEQËSISHT, 13 Qershori do të inventarizohet në memorien e pluralizmit si funerali poshtërues i vlerave dhe besimit te PD! 

Nga ana tjetër, 13 Qershori demonstron frikshëm jo vetëm papërgjegjshmërinë perverse të Kryetarit humbës, por edhe mungesën dëshpëruese të kurajos në partinë që ka lindur dhe ka për mision Lirinë dhe Demokracinë! 

Prandaj besoj edhe më fort se jo «gara cinike», kush do marrë karrigen e humbësit por refuzimi i angazhimeve që legjitimojnë 13 Qershorin, si ngjarje poshtëruese për besimin te PD do ishte minimumi i përgjegjshmërisë fisnike të demokratëve.  

Në të kundërt,  ngritja, e një Bordi Tranzitor Mirebesimi, mbetet domosdoshmëri kritike për rinisur një proces gjithëpërfshirës dhe të gjithanshëm transformimi, me qëllim rikthimin e PD-së në shinat e të djathtës moderne si dhe të besimit te demokracia funksionale si gjithë Europa.  

Sigurisht është një sfidë shumë e vështirë, por kurrsesi mision i pamundur për njërzit e lirë që besojnë se fuqia e demokracisë fillon dhe mbaron te shenjtimi i votës brënda PD-së.  

Në shtesë, me qëllim sjell një shprehje Angleze: “Don't beat the dead horse », ose e Shqipëruar: «mos e godit kalin e ngordhur», pasi sa më shumë goditet aq më shumë kutërbon era ... !  

Kështu për këdo të respektuar apo të mërzitur, siguroj se ky mbetet shkrimi i fundit me këtë subjekt (13 Qershorin) dhe për më tepër, kundër Kryetarit humbës! 

Ndaj, duke ju falënderuar me mirënjohje për disa dhjetëra mijëra mesazhet mbështetëse që më keni shoqëruar përgjatë më shumë se 1 viti, garantoj se do të vijoj të kontribuoj me përkushtim përunjësi dhe përgjegjshmëri shtesë për mbrojtjen e interesave kombëtare si dhe forcimin e partneritetit strategjik me USA, NATO-n, etj.  

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025