13 studentë  dhe pedagogia
asfiksohen nga gazi i stufës

13 studentë  dhe pedagogia<br />asfiksohen nga gazi i stufës
Zhvillimi i leksioneve në universitetin e Kukësit, ku bora ka bllokuar gjithçka dhe i ftohti i acartë ka përfshirë të gjithë rrethin, është bërë një sfidë mbijetese. Gjatë mësimit në fakultetin e infermierisë 13 studentë dhe pedagogia janë asfiksuar nga gazi i ngrohëses që gjendej në klasë.

Mësimi në klasat e ngrira bëhet vetëm përreth një stufe me gaz, që ruan nga ngrirja studentët dhe mësuesin. Fatkeqësisht për të shmangur të ftohtin studentët kanë rrezikuar të humbin jetën. 13 studentët gjendeshin në fund të klasës, i vetmi vend më pak i ftohtë në klasë. Pasi ka mbaruar mësimi studentët kanë bërë për tu ngritur por kanë humbur menjëherë ndjenjat, për shkak të grumbullimit të gazit në fund të klasës.

Studentët janë transportuar menjëherë në spital ku kanë arritur të shpëtojnë. Aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie