13 të plagosur nga përplasjet me armë në Teksas

13 të plagosur nga përplasjet me armë në Teksas

Të paktën 13 persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë në Austin, Teksas. Dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike, sipas një deklaratë të shefit të Departamentit të Policisë së Austin, Joseph Chaikon.

Incidenti ndodhi rreth orës 01:30 në zonën Sixth Street, e cila është e mbipopulluar me bare, klube, salla koncertesh dhe dyqanesh. Fatmirësisht deri më tani nuk është raportuar asnjë viktimë.

Polica po heton për shkaqet e ngjarjes dhe kapjen e autorit dhe incidenti duket të jetë i izoluar në zonë, por nuk mund të thotë me siguri se nuk kishte asnjë rrezik publik shtesë sepse i dyshuari nuk është në paraburgim.

Policia aktualisht po shqyrton pamjet e kamerës nga burime të shumta, duke përfshirë Sistemin e Kamerave të Sigurisë Publike, kamerat e trupit të policisë dhe videon e mbikëqyrjes së biznesit për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur.

Hetuesit nuk kanë përjashtuar përfshirjen e bandës, por thonë se motivi dhe rrethanat që çuan në të shtënat nuk janë të qarta në këtë kohë.

Menjëherë pas të shtënave, Departamenti i Policisë së Austin u kishte kërkuar në një postim në Twitter që njerëzit të qëndronin larg nga zona e 6-të në qendër të qytetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë