13 vetë në gjykatë, karburantin
për anije e shisnin për makina
DURRES/ Prokuroria e Rrethit Gjygjësor Durrës ka çuar për gjykim 13 persona që shpërndanin ilegalisht karburantin qe blinin ne Mal te Zi qe ishte për anijet e peshkimit dhe e shisnin në pikat e karburanteve të Durrësit.
DURRES- Prokuroria e Rrethit Gjygjësor Durrës ka çuar për gjykim 13 persona që shpërndanin ilegalisht karburantin qe blinin ne Mal te Zi qe ishte për anijet e peshkimit dhe e shisnin në pikat e karburanteve të Durrësit. Personat në fjalë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, akuzohen për kontrabandë.
Ardian Cani, Zuhra Vokshi, Ahmet Masha, Kujtim Brahimaj, Fundim Masha, Eugen Hysa, Irgen Balla, Emiljano Koçi, Arbër Çerkin, Altin Imeraj dhe Emirjan Hako akuzohen nga Prokuroria e Rrethit Durrës për veprën penale "Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”. Ndërsa Sokol Troplini dhe Isuf Beshi janë çuar për gjykim për veprën penale “Tregtim i mallrave që dihet se janë kontrabandë”.
Të 13 personat e sipërpërmendur, sipas Prokurorisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin blinin karburant për anije peshkimi në Mal të Zi, që më pas e tregtonin në vendin tonë nëpër pika karburantesh, me pakicë, për automjete private. Ky lloj aktiviteti përveçëse hyn në kategoritë e krimit ekonomik gjithashtu ka pasoja negative dhe në automjetet e konsumatorëve, pasi si karburant, ai për peshkim, është i një cilësie tepër të ulët.
Gjatë vitit 2013 Gjykata e Rrethit Gjygjësor Durrës vendosi, për 9 nga këta shtetas, masën “arrest me burg”, ndërsa për katër të tjerët vetëm “detyrim për paraqitje”. Pak muaj më vonë, në Shkurt 2014, Gjykata e Apelit Durrës vendosi që hetimi ndaj të gjithë personave të vijonte në gjendje të lirë, duke vendosur masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.1%
-
Jo
44.4%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 2317
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Më të mirët e vitit/ Bekim Balaj merr Këpucën e Artë për 2024-ën! Juxhin Xhaja 'Arbitri i vitit'
27 Janar, 20:22
-
Sekretari i NATO-s, Marc Rutte: Kërcënimi rus është real! Vendet anëtare të Aleancës të rrisin shpenzimet
27 Janar, 20:09
-
Auron Tare: Kush e vrau Heroin e Revolucionit Grek Marko Boçari
27 Janar, 20:07
-
Shtatë-ditëshi i parë i ‘Trump 2’/ Eksperti Krisafi: Jep përshtypjen se në 1 javë ka bërë më shumë se Biden në 4 vite! S'ka asnjë ide si mund t’i japë fund luftës në Ukrainë
27 Janar, 20:02
-
Angli/ Gafa e shqiptarit, aplikon për leje qëndrimi me patentë qipriote, dënohet me 4 muaj burg
27 Janar, 19:52
-
RTSH hoqi kryeredaktorin e lajmeve, Olsjan Laskaj! Shoqata e Gazetarëve Europianë: Vendim i paprecedentë, të bëhet transparencë
27 Janar, 19:46
-
Nisin xhirimet e serialit 'Andrra Amerikane' në New York, synohet shpalosja e kulturës shqiptaro- amerikane
27 Janar, 19:41
-
Kosovë/ Kurti pritet me protesta nga simpatizantët e PDK në Skënderaj, hidhen fishekzjarre dhe mjete piroteknike: Albin Hajni!
27 Janar, 19:35
-
Atentatet në Janar, gazetarja: Makina për vrasjen e Kristian Markut sllovene, 2 kosovarë ia kishin shitur Erald Cenajt! Vështirë të gjenden prova për zhdukjen e Ervis Martinajt
27 Janar, 19:29
-
Afera Partizani/ Ngjela për Report Tv: Berisha e dhëndri do dënohen, u sekuestrojnë edhe pronat! SPAK nuk preket, krijesë e SHBA
27 Janar, 19:17
-
Ilir Demalia: Fort i (pa) nderuari Sali Berisha, kam një sfidë publike për ty
27 Janar, 19:09
-
Poloni/ 80-vjetorit të Çlirimit të kampit Aushvic, ministri Hasani: Trashëgimia shqiptare e vetëmohimit do të na frymëzojë gjithmonë për të luftuar në anën e drejtë të historisë
27 Janar, 18:59