13 vitet në arrati të biznesmenit që vrau 2 miqtë laçian për borxhin 100 mijë €! Shtëpia në Fier “mbushur” me armë

13 vitet në arrati të biznesmenit që vrau 2 miqtë laçian për borxhin 100 mijë €! Shtëpia në Fier “mbushur” me armë

Pjetër Pacani në listën e 50 më të kërkuarve, dhe sot i arrestuar

Ishte 48 vjeç kur vrau 2 persona në Laç për një borxh të pashlyer, mbi 100 mijë euro. 13 vite mës pas, Pjetër Pacani, sot 61 vjeç, vështirë se ka ngjashmëri me foton e tij në listën e 50 më të kërkuarve në vend.

Policia ra pas 13 vitesh në gjurmët e tij dhe e arrestoi në Fier.

Pjetër Pacani i lindur në Fushë Kuqe të Laçit ishte strehuar në arrati në apartamentin e një pallati në lagjen “1 Maji” në qytetin e Fierit. Në banesën ku u kap në flagrancë dhe pa e pritur, efektivët i gjetën 3 pistoleta, 1 automatik municion luftarak, granatahedhës dhe 2 antiplumba. Disa nga armët u gjetën në çantë ndërsa kallashi mbi divan mbi disa veshje ushtarake.  I veshur i gjithi me të bardha, me mjekrën e gjatë të bardhë, 61-vjeçari shihet teksa shoqërohet nga efektivët, nga banesa drejt automjetit e më tej në drejtorinë e Policisë së Fierit, i habitur në fytyrë si të mos e besonte se gjithçka kishte marrë fund.

Në vitin 2014 Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 25 vjet burgim, për vrasje dhe armë pa leje, ndërsa prokuroria kishte kërkuar burg përjetë.

Ishte 18 janar i vitit 2011, kur Pjetër Pacani, në atë kohë biznesmen ndërtimi, mori një armë me vete, dhe shkoi të vrasë në befasi 2 persona, teksa pinin kafe në një lokal pranë një karburanti në aksin rrugor “Lezhë-Tiranë. 

Me 2 miqtë Ndoc Zymajn dhe Vlash Gjeçin nga Laçi, kishte konflikte të vazhdueshme, dhe ishte ofenduar prej tyre me mesazhe në telefon, për një hua mbi 100 mijë euro, që Pacani ua kishte marrë, me kontratë por nuk kishte mundur ta shlyente në afat. Dëshmitarët tregojnë të vetmet fjalë që Pacani tha para se të kryente vrasjen e dyfishtë: “Më shani prapë me nënë e motër”. Ndërsa Vlash Gjeçi, teksa ishte ende gjallë ka shqiptuar fjalët: “Na preu në besë”.

Pjetër Pacani i vrau duke i qëlluar disa herë me armë e më tej u largua me një automjet “Porche”, derisa u arrestua 13 vite më pas.

I konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, në operacion e arrestimit morën pjesë forcat e Posaçme Operacionale në Policisë Kriminale.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë