Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Republikën Domenikane. Një vajzë 13-vjeçare ka lindur trinjakë me një burrë 61-vjeçar. Ngjarja ka shokuar mediat lokale dhe opinionin publik.

E mitura deklaroi se ishte e lumtur me 3 fëmijët e saj, të cilët janë 3 djemtë Samuel, Xhovani dhe Xhoshua. Mjekët po mbajnë nën vëzhgim trinjakët për shkak se lindën përpara kohe, por ata japin shpresë se do të mbijetojnë.

Nga ana tjetër, policia ka akuzuar 61-vjeçarin për abuzim seksual me një fëmijë.

Autoritetet kanë shpallur në kërkim babain e trinjakëve, i cili rrezikon burg 20-30 vjet si dhe një gjobë nga 2000 deri në 10000 dollarë.

Mosha ligjore në Republikën Domenikane për të kryer marrëdhënie seksuale është 18 vjeç. Jo të rralla janë lindjet nën këtë moshë në këtë vend.

Shumë vajza në moshën 15-vjeçare janë bërë nëna.


(v.gj/shqiptarja.com)