TIRANË-Kurba e infektimeve në vendin tonë, vijon të jetë në një vijë lineare, duke mos pasur luhatje të theksuara në numrin e infektimeve ditore gjatë këtyre javëve të fundit. Sot si rezultat i 2389 testimeve, janë konfirmuar pozitiv me COVID 130 persona, teksa fatkeqësisht kanë humbur jetën 4 persona, duke çuar në total numrin e viktimave në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë në 2,383.
Viktimat janë regjistruar në Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe Përmet të moshave 53- 82 vjeç. Situata paraqitet e qëndrueshme edhe në spitale, ku aktualisht po trajtohen 142 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar e ndërsa janë shëruar 698 qytetarë.
Nga ana tjetër, vendi unë ka arritur në shifrën e 416,855 vaksinime në të gjithë vendin ku vetëm sot janë kryer 8236.
Statistika (27 Prill 2021)
Raste të reja ditore 130
Të shëruar në 24 orë 698
Të shtruar në spitale 147
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2839
Testime totale 630,822
Raste pozitive 130,736
Raste të shëruara 107,163
Raste Aktive 21,190
Humbje jete 2,383
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 16661
Fier 1686
Durrës 575
Shkodër 559
Korçë 483
Gjirokastër 365
Vlorë 272
Elbasan 126
Kukës 186
Dibër 123
Berat 101
Lezhë 53
Ditën e sotme janë kryer 8236 vaksinime anti COVID. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga fillimi i fushatës 'Shqipëria Buzëqesh' janë kryer 416,855 vaksinime në të gjithë vendin.

Foto e publikuar nga ministrja Ogerta Manastirliu në rrjetet sociale
Komente











