TIRANË- Si rezultat i një numri të lartë testimesh, sërish është regjistruar një numër i lartë të rasteve ditore me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 1326 qytetarë nga 1461 që ishin dje, ku më shumë se gjysma janë në Tiranë, për t'u ndjekur më pas nga vendet bregdetare si Durrësi, Vlora si edhe Shkodra.
Për fat të mirë, kjo e shtunë nuk ka shënuar asnjë viktimë si pasojë e COVID-19, teksa është vënë re edhe një rritje e të shtruarve në spitale, më konkretisht 32 pacientë po marrin trajtim të specializur, por nuk ka asnjë në terapi intensive. Në total, aktiv me COVID në gjithë vendin janë 9,270 qytetarë
Nisur nga shtimi i rasteve ditore, në një kohë kur me verën pritej që COVID të zhdukej, Ministria e Shëndetësisë përsërit apelin për vaksinim.
"Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet", përfundon njoftimi.
Statistika (16 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 1326
Të shëruar në 24 orë 986
Të shtruar në spitale 32
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3149
Testime totale 1,882,278
Raste pozitive 295,243
Raste të shëruara 282,456
Raste Aktive 9,270
Humbje jete 3,517
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 5,406
Durrës 831
Fier 685
Vlorë 510
Shkodër 395
Berat 387
Elbasan 286
Gjirokastër 224
Lezhë 223
Korçë 165
Dibër 103
Kukës 55
B.K./Shqiptarja.com