13-vjetori i vdekjes së prokurorit Xhevat Hana, familja: E vranë bishat e pushtetit, SPAK të nxjerrë të vërtetën

13-vjetori i vdekjes së prokurorit Xhevat Hana, familja: E vranë bishat e pushtetit, SPAK të nxjerrë të vërtetën

Prokurori Xhevat Hana

U përkujtua dje (5 janar) 13-vjetori i vdekjes së prokurorit Xhevat Hana, i cili zyrtarisht u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë dhe të mistershme.

Selami Hana, vëllai i prokurorit të ndjerë të Krimeve të Rënda, kërkon zbardhjen e rastit të vdekjes së vëllait.

Ai akuzon "bishat vrastare të pushtetit" se i vranë të vëllanë, i cili ishte i vetmi prokuror që hetoi zhdukjen e Remzi Hoxhës.

“Përkujtimore! Në 13 vjetorin e ndarjes padrejtësisht nga jeta të vëllait tonë prokurorit Xhevat Hana!

Bishat vrastare, kriminelët gjakpirës të pushtetit që kanë lyer duart me giak, i morën jetën padrejtësisht në krye të detyrës, vetëm për të mbuluar krimet dhe vjedhjet që kanë kryer në këtë vend dhe mbi njerëz të pafajshëm. Shpresojmë tek SPAK, që të nxjerrë në dritë të vërtetën. Nga vëllezerit dhe motrat”, shkruan ai.

Xhevat Hana njihet si prokurori që zbërtheu rrëmbimin dhe më pas zhdukjen pa gjurmë sot e kësaj dite të biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, nga aparati shtetëror i asaj kohe në vitin 1995, përfshi veçanërisht ish-Shërbimin Informativ Kombëtar.

Prokurori që zbardhi emrat e ish-agjentëve dhe drejtuesve të përfshirë në këtë krim shtetëror, por që çuditërisht, në kulmin e çështjes gjyqësore u prek nga një sëmundje dhe më pas ndërroi jetë, edhe pse u dërgua nga familjarët për kurim në Itali.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga investitori grek në ‘Escobarin’ e ri të botës së narkotikëve

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga investitori grek në ‘Escobarin’ e ri të botës së narkotikëve