VLORË - Rreth 2 milionë euro pasuri, në pronësi të shtetasit Tahir Qenami (Kapaj), janë vënën në sekuestro me urdhër të Prokurorisë së Vlorës. Bëhet fjalë për 25 pasuri, prej të cilave 14 apartamente, 6 poste parkimi, 2 dyqane, një sipërfaqe toke si dhe dy automjete të tipit "Daimler Chrysler" e "Ford Focus".
Sekuestrimi i tyre u vë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.
Pasuritë e sekuestruara:
Në vitin 2023, nga DVP Vlora janë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasin Tahir Qenami (Kapaj/Canaj), datëlindja 21.10.1986, lindur dhe banues në Vlorë, si person i dyshuar për kryerjen e veprës “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i K.P.
Tahir Qenami ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale në Gjermani, ku është arrestuar në datë 04.01.2023 dhe është dënuar për trafik të lëndëve narkotike. Të ardhurat e siguruara nga aktiviteti kriminal ky shtetas dyshohet t’i ketë investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme.
Komente









