14 viktima në Barcelonë, u vranë
5 terroristë, 4 në kërkim/ Dalin
pamjet e sulmit/ VIDEO

14 viktima në Barcelonë, u vranë<br />5 terroristë, 4 në kërkim/ Dalin<br />pamjet e sulmit/ VIDEO
Terrorizmi godet sërish Europën. Pas Londrës, Francës, Berlinit, Stokholmit dhe Turqisë këtë herë terrorizmi ka goditur Barcelonën.
 
Qyteti i famshëm spanjoll është tronditur pasditen e djeshme, pasi një furgon ka përplasur turmën në një zonë turistike duke përshkuar 600 metra duke lënë deri tani 14 viktima (numri pritet të rritet) dhe mbi 100 persona të plagosur.
 
Pas përplasjes së ndodhur në sheshin ikonë “Las Ramblas” të frekuentuar shumë nga turistët, mbi 11 milionë në vit, zona është rrethuar nga forcat e sigurisë.
   
Ndërkohë që në Cambrils, në jug të Barcelonës u parandalua një tjetër sulm terrorist në mesnatë, ndërsa policia ka vrarë 5 terroristët të cilët kishin breza shpërthyes.
 
Terroristët plagosën disa persona para se të ndërhynte policia duke i vrarë. Nga ngjarja e dytë mbetën 7 të plagosur, mes tyre edhe një polic. 

Ndërkohë që deri tani për sulmin në Spanjë janë arrestuar tre persona, një prej tyre me origjinë marokene. 

Në shenjë nderimi të viktimave, mijëra njerëz u mblodhën në sheshin kryesor të Barcelonës, ndërsa autoritetet spanjolle kanë shpallur 3 ditë zie kombëtare.
 

"Atentatori" dorëzohet në polici: Më kanë vjedhur identitetin
Ngjarja në Barcelonë ku në një akt terrorist u vranë 14 persona dhe u plagosën mbi 50 të tjerë ka marrë një tjetër rrjedhë pasi personi që policia identifikoi se ishte atentori, është paraqitur në polici dhe ka deklaruar se i kanë vjedhur dokumentat.
 
Policia vendase identifikoi personin që kishte marrë me qira furgonin “vrasës” në sulmin  e Barcelonës si Driss Oukabir, 28 vjeç i lindur në Marsiglia por resident në Spanjë.
 
Tashmë policia është duke u përpjekur të sqarojë se pse Oukabir nuk e ka denoncuar  vjedhjen e dokumenteve dhe dyshimet bien mbi  vëllain e vogel të Driss, Moussa banues në Barcelonë.
 
Ndërkohë në profilin në Facebook të Driss Oukabir shfaqen postime këngësh arabe me sharje dhe ofendime. Mes titujve të këngëve të shpërndara në Facebook-un e tij, është edhe kënga e Noizy-it "AK- 47".

noizy
(Kënga e Noizy-it e publikuar nga i dyshuari)
 
Gjithashtu në llogarinë e tij është një tjetër video ku shfaqet pushtimi i territoreve Palestineze, por asgjë në lidhje me ISIS. 

[gallery]23519[/gallery]

Zhvillimet minutë pas minute nga sulmi terrorist në Barcelonë

Ora 17:45 Ja kush është 17-vjeçari, që ideoi sulmet në Barcelonë
Moussa Oukabir 17-vjeç është i dyshuari kryesor për sulmet në Barcelonë ditën e enjte, ai është shpallur në kërkim së bashku me tre persona të tjerë, ndërsa vëllai i tij është i arrestuar.
 
Moussa Oukabir dyshohet se përdori dokumentet e vëllait të tij për të marrë me qira një kamion që përplasi njerëzit në bulevardin e famshëm.
 
Policia thotë se po hetojnë, pasi sulmet ishin duke u përgatitur për një periudhë të konsiderueshme kohore në një shtëpi private në Alcanar, një qytet i vogël në jug të Barcelonës.
 
Një zyrtar në Katalonjë tha se "Ne kishim policinë lokale në vendin e ngjarjes, por nuk ishim në gjendje ta qëllonim, pasi sheshi ishte i mbushur me njerëz".
 
Mediat spanjolle thonë se Moussa Oukabir ka marrë me qira dy kamionë, njëri që përdoret në sulm dhe një tjetër orë më vonë në qytetin tjetër në veri të Barcelonës, që ishte menduar si një mjet largimi.
Moussa Oukabir

Ora 17:45 Policia spanjolle: Terroristët po përgatisnin një sulm më të madh
Sipas policisë katakanase terroristët kishin përgatitur sulme shumë më të mëdhs se ata që u kryen mbrëmjen e djeshme. Por pas shpërthimit të mërkurën në një banesë në jug të Barcelonës, i prishën planet terroristëve të cilët më pas organizuan edhe sulmet e kryera.

Ora 17:40 Katër të rinjtë e shpallur në kërkim nga Spanja
Policia spanjolle ka shpallur katër të rinj në kërkim të moshës 17 deri 24 vjeç, si të dyshuar për bashkëpunim për sulmin në Barcelonë. 
Spanja
Në kërkim Moussa Oukabir, Said Aalla, Mohamed Hychami dh Younes Abouyaaqoub


Ora 17:00 VIDEO/ Dalin pamjet e sulmit në  Barcelonë dhe vrasjes së terroristit
Mediat spanjolle kanë publikuar pamjet e para të furgonit që përplasi turmën e njerëzve në Barcelonë në sulmin terrorist të pasdites së djeshme.
 
Ndërsa që është publikuar edhe video e momentit kur ekzekutohet terroristi i pestë në Cambrils nga policia spanjolle.
 
E ndërsa në Barcelonë u vra 14 persona, në Cambrils policia ekzekutoi 5 terroristë që nisën sulmin e dytë. 

Ora 13:30 Publikohet lista e kombësive të cilave u përkasin të plagosurit dhe viktimat
Stafi i Shërbimit të Emergjencave në Spanjë ka publikuar një listë prej 34 vendesh, të cilëve u përkasin personat e plagosur dhe viktimat.

Në listën e vendeve të publikuar bëjnë pjesë edhe Gjermania, Egjipti , Spanja, Greqia,  Italia ,Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.

lista
(Lista e kombësive të cilave u përkasin të plagosurit dhe viktimat e sulmeve në Spanjë)

Ora 12:55 Homazhet, mijëra njerëz në sheshin kryesor të Barcelonës, 3 ditë zie kombëtare
Homazhe

Ora 12:40 Ndërron jetë një i plagosur në spital, shkon në 14 numri i viktimave

Ora 11:00 Tre të arrestuar për sulmin në Barcelonë
Policia spanjolle deklaron se deri tani ka arrestuar tre persona për sulmin në Barcelonë. Përveç Driss Oukabir, në pranga kanë rënë edhe dy të tjerë.
 
Njëri prej tyre u ndalua në Alcanar dhe tjetri në Ripoll. Ndërsa personi i tretë u arrestua në provincën e Girona.
 
Sipas gazetës “El Pais”, personi që mori me qira furgonin e sulmit ka dorëzuar dokumentet me emrin e Driss Oukabir, por rezulton se autori i vërtetë është vëllai i tij, Moussa Oukabir.
Barcelonë
Barcelonë
Barcelonë
Tre personat e arrestuar ne Spanje


Ora 10:30 Ambasadori shqiptar rrëfen për Report Tv sulmin në Barcelonë
Ambasadori shqiptar në Madrid, Rezar Bregu në një lidhje telefonike për Report Tv nga Spanja konfirmon se nuk ka asnjë shqiptar të lënduar nga sulmi terrorist në Barcelonë mbrëmjen e djeshme.
 
Ndërsa shton se Spanja u vendos në shënjestër të ISIS, pasi ishte e pozicionuar qartë dhe fuqishëm në luftën kundër Shtetit Islamik.
 
Rezar Bregu deklaron se niveli i sigurisë në Spanjë pas sulmit është maksimal. Nga sulmi në Barcelonë 13 persona humbën jetën, ndërsa mbi 100 të tjerë u plagosën.
 
Autoritetet spanjolle parandaluan edhe një tjetër sulm në mesnatë pranë Barcelonës duke vrarë 5 terroristë, që po përgatiteshin për një tjetër akt.
 
Ora 09:30 Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit
Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen madje dhe momentin e arrestimit të të dyshuarit pas sulmit terrorist dje në Spanjë.

Ora 07:44 Reuters: 11 turist francezë në gjendje të rëndë
Sipas agjencisë së lajmeve Ruters, në Barcelonë janë plagosur 26 turist francezë, prej të cilëve 11 janë në një gjendje të rëndë shëndetësore.

Ora 03:52 Viktimat e Barcelonës nga të paktën 18 vende
Agjencia spanjolle e mbrojtjes civile raporton se viktimat e sulmit në Barcelonë ishin nga të paktën 18 vende të ndryshme, përfshirë Francën, Gjermaninë, Spanjën, Holandën, Argjentinën, Venezuelën, Belgjikën, Australinë, Hungarinë, Itali dhe Algjeri.

Ora 03:45 Gjashtë civilë u plagosën në sulmin e Cambrils
Shërbimet e emergjencës katalunase thanë se gjashtë civilë dhe një oficer policie u plagosën në sulmin në Cambrils.

Ora 03:23 Shpërthimi në Alcanar, sulmi në barcelonë dhe sulmi në Cambrils të lidhur me njëri-tjetrin
Policia katalanase thotë se terroristët e goditur në Cambrils, sulmi në Barcelonë dhe një shpërthim në një shtëpi të mërkurën në mbrëmje në qytetin Alcanar ku u vra një person, janë të lidhur.

sulmet te lidhura

Ora 03:04 Policia: Cambrils nën kontroll
Policia katalane thotë se po vazhdon të punojnë në Cambrils, por situata tani është nën kontroll, por njerzit ene duhet të kenë kujdes.

cambrils

Ora 02:40 Reuters: Pesë terroristë të vrarë dhe një i plagosur në Cambrils
Një zëdhënëse e policisë katalane thotë se policia ka vrarë katër sulmues në Cambrils, në jug të Barcelonës dhe një tjetër është plagosur rëndë pas një operacioni kundër asaj që autoritetet e quajtën një sulm terrorist.

Ora 02:35 Terroristët plagosën disa persona para se të ndërhynte policia

Ora 02:16 Policia: "Ne i qëlluam të dyshuarit"
Policia katalanase raporton se incidenti në Cambrils dyshohet të jetë i lidhur me terrorin në Barcelonë dhe se oficerët qëlluan të dyshuarit.

spanje

Ora 02:09 Pesë terroristë të vrarë në Cambrils
Mediat spanjolle po raportojnë se pesë terroristë janë qëlluar nga policia në qytetin e Cambrils.
 
Portali "CadenaSer.com", shkruan se një grup njerëzish u përpoqën të drejtonin një kamion në një zonë për këmbësorë në qytet, por furgoni u përmbys dhe drejtuesit e tij u qëlluan nga policia, raporton BBC.
 
Gjithashtu, “CadenaSer.com”, shkruan se terroristët kishin veshur breza shpërthyes. 



Ora 01:22 Operacion policor në qytetin e Cambrils
Autoritetet katalanase ju kanë bërë thirrje njerëzve në qytetin e Cambrils të qëndrojnë brenda për shkak se po kryhet një operacion policor.
 
Cambrils është një qytet bregdetar në jugperëndim të Barcelonës.

spanje

Ora 01:05 Kryeministri spanjoll thirrje për reagim global ndaj "terrorizmit xhihadist".
Sot lufta kundër terrorizmit është prioriteti kryesor për shoqëritë e lira dhe të hapura si e jona. Kjo është një kërcënim global dhe përgjigja duhet të jetë globale, u shpreh Kryeministri spanjoll Rajoy në një konference për shtyp.

Ora 00:40 Policia dyshon se po ndërtoheshin pajisje shpërthyese në shtëpinë e shkatërruar në Alcanar
Policia dyshon se shtëpia e shkatërruar në një shpërthim të mërkurën po përdorej për të ndërtuar mjete shpërthyese.
 
Shefi i policisë Josep Lluis Trapero tha se njerëzit në atë shtëpi duhej të ishin "duke përgatitur një pajisje shpërthyese".
 
"Duket se ka pasur një grumbull gazi që gjeneroi shpërthimin", shtoi ai.
 
Shtëpia në Alcanar, rreth 200 km në jug të Barcelonës, u shkatërrua nga një shpërthimin në mbrëmjen e së mërkurës.
 
Për shkak të shpërthimit një person u vra dhe shtatë të tjerë u plagosën.

Ora 23:20 Shpërthimi i së mërkurës mbrëma i lidhur me sulmin terrorist
Nga shpërthimi i një shtëpie ka vdekur një një person, në një qytet bregdetar, që dyshohet të ketë lidhje me sulmin terrorist të Barcelonës, tha kreu i policisë Josep Lluís Trapero në një konferencë shtypi.
 
Shtatë persona u plagosën nga shpërthim, i cili shkatërroi plotësisht shtëpinë në Alcanar, rreth 200 km në jug të Barcelonës, në mbrëmjen e së mërkurës.
 
Sipas gazetës spanjolle El Pais, në shtëpinë që shpërtheu u gjetën shishe të mbushura me propan dhe butan.

Ora 22:50 Arrin në 100 persona numri i të plagosurve nga sulmi
Më shumë se 100 njerëz janë plagosur, dhe ka rrezik që numri i të vdekurve të rritet

Në një konferencë shtypi, një zyrtar katalanas ka konfirmuar se numri i të lënduarve është më shumë se njëqind.
 
Ata gjithashtu paralajmëruan se numri i të vdekurve mund shkojë mbi 13 që janë konfirmuar.

Ora 22:10 Një person është paraqitur në polici si Driss Oukabir: Ka vjedhur dokumentet e mia
Një person i identifikuar si Driss Oukabir Soprano është paraqitur në rajonin e policisë në zonën Ripoll ku ai banon, duke denoncuar vjedhjen e dokumenteve të tij.

Policia kishte lëshuar foton dhe identitetin e tij si personi i cili kishte marrë me qira furgonin  e përdorur për sulm.

Policia është duke u përpjekur të sqarojë se pse Oukabir nuk e ka denoncuar  vjedhjen e dokumenteve, ndërsa dyshojnë për vëllain e vogel të Driss, Moussa

Ora 21:32 ISIS merr përsipër sulmin në Barcelonë
ISIS ka pranuar përgjegjësinë ndaj sulmit në Barcelonë përmes agjencisë së saj Amaq, duke i quajtur sulmuesit "ushtarët e Shtetit Islamik". Grupi nuk ka dhënë as prova dhe as detaje të mëtejshme për të mbështetur këtë pretendim.

Ora 21:30 Qeveria katalanase: 80 të plagosur, 15 rëndë
Qeveria katalanase konfirmon se në spital ndodhen 80 person atë plagosur, ndërsa 15 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ora 20:05 Gjendet furgoni i dytë i lidhur me sulmin.
Furgoni i dytë i bardhë, i lidhur me ngjarjen është gjendur në fshatin Vic, pranë qytetit.
Supozohet se mjeti është përdorur për arratisjen
 
20: 50 Ministri i brendshëm spanjoll Minti thërret Komitetin kundër terrorizmit

Ministri i Brendshëm Marco Minti, pas ngjarjes tragjike, ka thërritur në një takim të veçantë Komitetin e Analizës Strategjike Kundër-Terrorizmit. Takimi do të mbahet nesër në orën 11:00 në ambientet e ministrisë.
 
20:47 Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy: Terrorizmi nuk do na mposhtë kurrë
Pas sulmit tragjik, kryeministri spanjoll ka reaguar në twitter ku shkruan se terrorizmi nuk mund ta mposhtë një popull të bashkuar që e donë lirinë.

Ora 20:33 Autoritetet konfirmojnë 13 viktima dhe 50 të plagosur

Ora 20:31 Vritet gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë një nga të kërkuarit

Një nga dy persona e kërkuar nga policia katalanise në lidhje me sulmet e Barcelonës ka vdekur në një shkëmbim zjarri me agjentët, kështu raporton televizioni Katalanas TV3, por duke theksuar se  nuk është një lajm i konfirmuar nga autoritetet.

Ora 20:11 Policia ndalon një tjetër person të dyshuar si pjesë e atentatit
Policia spanjolle ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në sulmin. Një nga këto ishte  Driss Oukabir, i cili mendohet se është edh epersoni që kishte marrë me qira furgonin e përdorur në sulm.

Ora 20:01 Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson reagon pas sulmit
Sekretari amerikan i shtetit ka ngushëlluar familjarët, dhe ka dënuar sulmin. "Ngushëllime familjarëve Tillereson, terroristët do zbulohen dhe do vendosen para drejtësisë" tha Tillerson.

Ora 19:55 Bushati: Dënojmë sulmin terrorist, jemi me Spanjën
Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati ka dënuar sulmin terrorist në Spanjë. “Unë dënoj fuqimisht sulmin terrorist në Barcelona.
 
Mendimet e mia shkojnë tek viktimat dhe familjet e tyre. Ne qëndrojmë me Spanjën kundër terrorizmit”
thotë ai. 

Ora 19:40 Ambasada në Madrid: S’ka shqiptarë të plagosur
Ambasada ne Madrid njofton në twitter se deri me tani nuk evidentohen shqiptarë të lënduar në atentatin terrorist në Barcelonë.
 
Ambasada kërkon nga shqiptarët në Barcelonë janë të lutur të shmangin vendin e aktit terrorist dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.
 
Per cdo informacion lutemi te na kontaktoni ne numrin e telefonit: 0034667673333.

ambasada twitter
(Njoftimi i Ambasadës në Twitter)

Ora 19:26 Identifikohet dhe kapet njëri nga autorët e sulmit në Spanjë
Driss Oukabir, sipas policisë vendase,është personi i dyshuar si një nga autorët e sulmit në Barcelonë. Driss Oukabir ka lindur në Marok në vitin 1989, ndërsa nga të dhënat e para ishte i skeduar nga policia spanjolle si pjesë e grupeve terroriste. 
kapet atentatori

[gallery]23518[/gallery]
Ora 18:53 Kërkohet një furgon Fiat i bardhë
Policia në kërkim të një furgoni Fiat të bardhë, me të cilin mendohet të jenë arratisur atentatori dhe bashkëpuntorët e tij

Ora 18:43 Policia në kërkim të një automjet të dytë, dyshohen 3 persona të tjerë pjesë e atentatit
Dyshohet se është përdorur një automjet tjetër i përdorur nga atentatori për t'u arratisur, ndërsa sipas informacioneve të para në sulm mund të kenë kontribuar edhe tre persona të tjerë.


Ora 18:41 Numri i viktimave shkon në 13

Ora 18:37 Dëshmitarë në vendngjarje rrëfejnë tmerrin
Marc Esparcia, një student 20-vjeçar që jeton në Barcelonë, tha për BBC:
"Ka pasur një zhurmë të madhe dhe të gjithë vrapuan për të mbuluar”.

Ora 18:32 Numri i viktimave shkon në 4, i të plagosurve 60 persona

Ora 18:28 Dy person të armatosur mbajnë peng disa persona në një restorant turk
Veç sulmit me furgon, dy persona të armatosur kanë hyrë në një restorant turk duke marrë peng disa persona, ndërsa policia po përpiqet të negociojë me pengmarrësit

Ora 18:26 Shoferi i automietit largohet në këmbë pas përplasjes
Mediat lokale raportojnë se shoferi pas përplasjes së turmës me furgon, është larguar në këmbë mes turmës.

Ora 18:20 Rritet numri i viktimave, shkon në 2 të vdekur e 60 të plagosur


Ora 18:12 Zona e mbipopulluar, njerëzit fshihen në kafenet e dyqanet aty pranë
Në këtë zonë kishte shumë njerëz, shumë familje, pasi është një nga vendet më të vizituara në Barcelonë

Ora 18:07 Raportohen 1 viktim dhe 20 të plagosur
Raportohet se nga sulmi ka mbetur i vdekur një person dhe 20 të tjerë janë plagosur


Ora 18:01 Raportohet sulm në Barcelonë të Spanjës
Mediat e huaja raportuan një sulm, ku një furgon ka hyrë mes një turme në zonën turistike Las Ramblas, dhe flitet për viktima dhe të plagosur.



  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

G7: Të ndalojë menjëherë lufta në Gaza e të lirohen pengjet

G7: Të ndalojë menjëherë lufta në Gaza e të lirohen pengjet