14 vite nga Gërdeci, familjarët me pengun e madh të padrejtësisë! Familjarët kujtojnë viktimat, lot dhe lule në memorialin në qendër të fshatit

Të përlotur, me tufa lulesh në duar familjarët e 26 viktimave të tragjedisë së Gërdecit janë mbledhur në qendër të fshatit te memoriali, ku janë skalituar emrat e atyre që humbën jetën në fabrikën e vdekjes.

Një ritual që përsëritet për të 14-in vit radhazi, por dhimbja u shtohet edhe më shumë pasi përpara drejtësisë nuk është askush. As këtë vit, atje nuk ndodhej asnjë përfaqësues politik.

Çfarë ndodhi në 15 mars?
15 mars 2008, mesditë ora 12:05 një shpërthim i fuqishëm tronditi Tiranën, ndërsa krateri i tij u shënua pak kilometra më tutje në fshatin Gërdec në Vorë. Teksa minutat kalonin ajo çka kishte ndodhur ishte e paimagjinueshme, 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur dhe me 100 shtëpi të rrafshuara. Këto ishin pasojat e shpërthimit në punishten e demontimit të municioneve shtetërore në pronësi të biznesmenit Mihal Delijorgji. Sot 14 vite më pas, ai shpërthim është ende i freskët në memorien e të gjithë. Kjo ngjarje përfundoi dhe në dyert e gjykatave shqiptare, por sot për 26 të vdekur e 300 të plagosur nuk ka asnjë person pas hekurave. Pati persona që ndërruan jetë në mënyrë të pashpjegueshme, pati dëshmitarë që u arratisën, ushtarak që morën azil politik, por për familjarët asnjëherë nuk u vendos drejtësi.

'Gërdeci' në dyert e gjykatave
Gjykata e Lartë ka rrëzuar pak javë më parë rekursin e Fatmir Mediut për të mos u hetuar.  Apeli i GJKKO, më 24 shtator mori vendimin për rikthimin për hetim në SPAK të dosjes, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda. 13 vite pas tragjedisë, familjeve të viktima iu rikthyer shpresa se mund të marrin drejtësinë e munguar për familjarët e tyre. Apeli i GJKKO rrëzoi një vendim të mëparshëm të shkallës së parë, duke argumentuar se çështja nuk është gjykuar dhe se heqja e imunitetit të Mediut i hap rrugë procesit për rihetim.

Kujtojmë se SPAK tashmë ka rikfilluar me pyetjen e dëshmitarëve, trashëgimtarëve të viktimave dhe personat e dëmtuar nga tragjedia.  Pjese e ripyetjes do të jenë edhe ish zyrtaret e lartë në periudhën e tragjedisë me 15 mars 2008. Zyrtari i parë që do të merret në pyetje është ish-ministri Mbrojtjes Fatmir Mediu. Ndër familjarët edhe Zamira Durda e cila kërkon që hetimet në Gërdec të behën edhe për korrupsion.

Në shpërthimin e Gërdecit më 15 mars të 2008 humbën jetën 26 persona, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë.

J.GJ./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 15/03/2022 09:27

    Kjo ashte ukrahina jon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton