Fenohemi i martesave të vajzave në moshë të mitur vijon të jetë e pranishme në Shqipëri, sidomos në zonat periferike, larg Tiranës. 

Ngjarja e ndodhur në Divjakë në vitin 2024, të kthen pas në kohë e të kujton komedinë “14-vjeç dhëndër”, në të cilën shkrimtari Anton Zako Çajupi portretizoi dramën shoqërore të asaj kohe dhe me anë të shpotisë e humorit goditi zakonin e martesave në moshë të re.

Sot policia e Divjakës arrestoi A. A

 pasi akuzohet për 'marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare'

34 vjeçari jetonte bashkë me 14 vjeçaren prej marsit të vitit të shkuar, madje kishin bërë edhe dasmë ndërkohë prinderit e vajzës nuk kanë dashur që kjo lidhje me diferencë 20 vjeçare në mes të vazhdonte.

Kemi nga 15 marsi i 2023, gati 10 muaj. Dasmën e bëra unë në gusht. Mu krijua mundësia. Doja ti gëzoja siç bëjnë të gjithë prindërit. Pyeta prindërit e saj por më thanë se nuk ke punë ta bësh nuse. Në atë kohë i bënë presion nuses. Goca sëmuret, në spital në agoni, 4 ditë rresht. Ata në polici. Vjen polici e marrin djalin pa ditur gjë ne" tregon babai i 34 vjeçarit. 

Babai tregon se djali i tij është thirrur 3 herë në polici për këtë lidhje.

I pyetur nëse vajza ka qëndruar me dëshirë apo forcë, babai i 34 vjeçarit përgjigjet "Me dëshirë. Ne i thamë që në fillim kur vajtëm atje (Tek shtëpia e vajzës). Nëse vajza nuk do, të jetë shëndosh në shtëpinë tuaj dhe djali im në shtëpinë e vet, por ajo tha do vij me ju. Kam bërë deklaratë në polici do të ndahemi”

Babai i 34 vjeçarit tregon se kur u bë miqësia vajza ka qenë në klasë të shtatë.

"Vajza ishte në klasë të shtatë. Nuk e vazhdonte shkollën. Unë i kërkova të atit që të më jepte dokumentet për të vijuar shkollën por vajza nuk pranoi për shkak të mentalitetit të fshatit”

Më pas mes dy familjeve ishin prishur marrëdhëniet.

As më erdhi e as më priste më. Radhë tek fliste me fëmijën e vet, nusen tonë por me ne nuk fliste”

Prindërit tregojnë se i kishin thënë djalit të mos martohej me të se ishte e vogël.

I thosha çoje tek prindi. Ajo i tha se ishte 17 vjeçe por kishte trupin për 20 vjeçe. Unë e kam marrë vesh në gusht që ishte 14 vjeçe dhe kishte lënë shkollën, se ne e dinim se ishte 17 vjeçe” 

Si ndodhi arrestimi?

Dje në banesën e tyre kanë qenë prindërit e vajzës. Nga rrëfimi i nënës së 34 vjeçarit, vajza nuk donte të largohej

 “Dje erdhën këtu ata. I thanë gocës do të të marrim  Por ajo nuk donte. Edhe të atit i tha dje. Qiellin me tokën të përmbyset nuk vij”

Më pas në shtëpi janë shfaqur policia.

Erdhën dje prindërit e nuses e i thanë që do e marrin, nusja nuk pranoi. Cunin e arrestuan. Nusja shtynte ata (policet) . Nuk e di ku është nusja tani" thotë gruaja me lot në sy

Nëna tregon se djali me vajzën ishin njohur përmes rrjeteve sociale dhe ata kishin qenë në Greqi kur kishin mësuar lidhjen

Ne Greqi marrim vesh se djali ka rrëmbyer vajzën se kjo i thoshte hajde më merr. Nuk i tregoi të drejtën e moshes. I tha mos u trego njerëzve se prindërit e mi nuk duan. Ai kalonte dhe ajo i kishte sytë tek çuni.  U njohën në rrjetet sociale.

Prindërit nuk kanë qenë dakord. Edhe në takimin e parë kur familja kishte shkuar tek vajza, ata kanë shprehur kundërshti.

Kur u kthyem nga Greqia dhe shkuam tek shtëpia e tyre, pamë që ishin të gjithë xhaxhallarët edhe këta.  I thashë biri i nënës mos bëjnë ndonjë sherr? Mami duro më tha çuni. Kur vajtëm aty thanë e di çfarë do i bënim? Ne çunin tuaj do e vrisnin, do e thernim. Goca tha unë e dua, djali po ashtu, dhe ikëm. Pas dy tre ditësh i thanë gocës hajde tek shtëpia, djalit tim i thanë ti mos hajde. Gocës i thoshin shpesh mos rri aty, Nusja nuk pranoi

Prindërit e vajzës nuk kanë dashur as që dasma të bëhej.

  "Para 10 muajsh ne i bëmë dasmën, ata nuk donin. Me frikë e bëmë dasmën se thamë mos na vijnë me kallash"

Madje policia ka qenë tre ditë pas dasmës pasi prindërit e vajzës e kishin denoncuar se vajzën e mbajnë mbyllur.

Vjen policia e Divjakës, i kishin thënë që ne nusen e mbajmë mbyllur" 

Denoncimin në komisariatin e Divjakës e kanë bërë prindërit e vajzës pasi ajo ishte ankuar se e mbanin të mbyllur. Vajza është larguar nga banesa dhe  dhe po asistohet nga punonjësit social dhe psikologia.

1704986048_divjake.jpg

Foto e dasmes