14-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Donaldi përfundon portretin e Adem Jasharit brenda 'Big Brother Vip' (VIDEO)

14-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Donaldi përfundon portretin e Adem Jasharit brenda 'Big Brother Vip' (VIDEO)

Donald Veshaj dhe portreti i Adem Jasharit

Finalisti i “Big Brother Vip Albania”, Donald Veshaj, ka përfunduar dje në mbrëmje portretin e komandantit legjendar, Adem Jashari. Realizimi i portretit është bërë për nder të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Ideja për këtë portret ishte e tij, pasi Vëllai i Madh u kishte kërkuar katër finalistëve të “Big Brother Vip” që të realizojnë diçka për këtë ditë. Donaldi kishte kërkuar t’i dërgojnë në shtëpi një portret të komandantit Adem Jashari në mënyrë që ta realizonte edhe ai një të tij.

I gjithë realizimi i portretit nga aktori i njohur nga Shqipëria, është bërë nën tingujt e këngëve patriotike shqiptare, derisa në shpinë mbante edhe flamurin e Kosovës. Ndërkohë, finalja e “Big Brother Vip Albania” do të mbahet të premten.

Në garë për çmimin e madh prej 100 mijë euro janë katër banorë, Donald Veshaj, Einxhel Shkira, Ilir Shaqiri dhe Beniada Nishani.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament