Për të 15-ten ditë radhazi fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete nga covid 19 në vendin tonë ndërkohë në 24 orët kanë rezultuar pozitiv 60 qytetarë nga 859 testime të kryera. Rastet me covid 19 janë konstatuar konkretisht si vijon, 32 në Tiranë, 13 në Fier, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, Himarë, Korçë, 1 në Durrës, Lushnje, Divjakë, Mallakastër, Sarandë, Gjirokastër.
Janë 417 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 41 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,254 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (01 Maj 2022)
- Raste të reja ditore 60
- Të shëruar në 24 orë 41
- Të shtruar në spitale 5
- Humbje jete në 24 orë 0
- Testime ditore 859
- Testime totale 1,807,273
- Raste pozitive 275,167
- Raste të shëruara 271,254
- Raste Aktive 417
- Humbje jete 3,496
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 255
- Fier 52
- Vlorë 42
- Shkodër 13
- Elbasan 11
- Korçë 11
- Gjirokastër 11
- Durrës 9
- Berat 6
- Kukës 4
- Lezhë 3