15 familje në lagjen “Skëndërbeg” në qytetin e Lezhës i kanë dhënë fund rrezikut që u vinte nga shembja e shtëpisë. Prej vitit 2008 pallati ku ata banonin ishte kategorizuar nga specialistët si i pabanueshëm. Bashkia e Lezhës u ka mundësuar familjeve strehimin në një tjetër godine. Sipas përfaqësuesve të bashkisë, ndërhyrja u bë për të shmangur rrezikun nga ndonjë tragjedi e mundshme.