Juventusi barazoi 1-1 në Lisbonë me Sportingun, teksa falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë merr një biletë për në gjysmëfinalen e Europa League. Pas ndeshjes në Portugali, trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri tha se të tijtë ishin me fat. Orë të mira te "Zonja e Vjetër", që dje mësuan se përkohësisht iu kthyen 15 pikët e hequra nga Federata e Futbollit në Itali, për shkak të çështjes "Prisma" që ka të bëjë me fitimet kapitale dhe manovrat me tatimet.
“Le të themi që në fund ishte një ditë shumë e bukur. Në Lisbonë patëm edhe pak fatin me veten në minutat e fundit ndaj Sportingut, por në fund mendoj se e meritojmë të jemi në gjysmëfinalet e Europa League", tha Allegri.
Më pas trajneri livornez u ndal edhe te kundërshtari i radhës, një ekip ekspert si Sevilla.
"Sevilla? Një kundërshtar shumë i rrezikshëm, që të krijon shumë stres. Madje, kundrejt tyre dhe United isha i bindur se do të kalonte Sevilla, pasi është skuadra që këtë turne e ka fituar më shumë se kushdo tjetër, prandaj do të jetë tepër e vështirë", tha Allegri mes të tjerash.
Tanimë me 59 pikë në Serie A, Juventus merr vendin e tretë dhe lë pas Romën, Milanin dhe Interin.
CHE BARZALETTA...UNE VERGOGNA VER E PROPIO
Përgjigju