15 prokurorët e SPAK kërkojnë mandat të pakufizuar, zbardhet letra për Kuvendin: Nuk ndihemi të sigurt

Përmes një kërkese drejtuar Kuvendit të Shqipërisë dhe për dijeni të të KLP, EURALIUS, OPDAT dhe Ambasades Amerikane në Tiranë, Yuri Kim, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka zyrtarizuar kërkesën që të gjithë prokurorët e saj të kenë mandat të pakufizuar. Kërkesë e shprehur më herët por e bërë zyrtarisht vetëm përmes kësaj letre që Report Tv ka siguruar.

Në letrën e cila mbështetet nga të 15 prokurorët e SPAK, thuhet se vetëm me një mandat të pakufizuar ata do të ndiheshin mirë në punën e tyre për hetime të botës së krimit dhe politikanëve të korruptuar

Në shkresë janë firmat e të gjithë prokurorëve dhe të kreut të SPAK, Arben Kraja dhe nënvizohet se vetëm përmes sigurisë së një mandati pa kufi nuk do ta kenë më frikën së çfarë ndodh pas mandatit.

Teksa SPAK ka thuajse 3 vite që ka nisur punën, prokurorët sqarojnë se diferencimi me prokurorët e tjerë të sistemit i bën ata të cenueshëm dhe demotivon në punën e tyre, pasi pas 9 vitesh karriera e tyre është e papërcaktuar dhe mund të shërbejë si periudhë kërcënimesh dhe presionesh nga segmente të politikës dhe krimit të organizuar. SPAK thotë se domosdoshmërisht për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar nuk mundet që një prokuror të kufizohet në kohë.

Kreu i SPAK, Arben Kraja knë korrik të këtij viti kërkoi për herë të parë zgjatje të mandatit të prokurorëve të SPAK, ku aktualisht është 9 vite, pa të drejtën për t'u rizgjedhur. 

Kerkesa e 15 prokuroreve te Spak

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lepuri: 16/11/2021 13:21

    Prandaj nuk po godasin si duhet korupsionin dhe krimin keta palo prokurore se paskan frike?????? Kur aplikuan dhe fituan vendin e punes e dinin shume mire mandatin dhe privilegjet qe kishin. Mbasi u trashen nga leket e teperta dhe katranosen hetimet si ne rastin e rrembimit te Jan Prenges dhe kompleksit gold, cfare kerkojne keta te pacipe qe po arestojne vetem drejtorucer dhe seksere??? Kerkojne perjetesi??? Kjo eshte e turpshme, besimi i publikut eshte nw nivelin 0. Largojinj keta prokurore legene qe nuk i shervejne vendit, por vetem privilegjeve te tyre.

    Përgjigju
    • Toni: 21/11/2021 01:21

      Po ik o lepur prej leshi. Dhum të drejt kanë. Kush ti mbroj mbas mbarimit të afateve. Leprat si puna jote. Bravo min.i drejtësis. Deklarat e një burri shteti

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë