15 raste të reja, 9 të shëruar! Asnjë i infektuar me COVID në 24 orët e fundit në Krujë (VIDEO)

TIRANE- Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 15 raste më COVID, ndërsa 9 janë shëruar duke arritur që të fitojnë luftën me koronavirusin. Eugena Tomini nga ISHP-ja theksoi se nga totali i rasteve të reja 9 raste janë në Tiranë, të gjitha kontakte të rasteve të mëparshme, 2 raste janë në Mirditë, 1 në Shkodër, 1 në Kukës, 1 në Has dhe 1 në Kurbin. Në Krujë që është vatër e nxehtë nga fasoneritë fatmirësisht nuk ka pasur asnjë rast të ri në 24 orët  e fundit. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 259 persona të dyshuar me COVID-19. Nga totali i rasteve të dyshuara janë testuar 36 personel shëndetësor, të cilët kanë rezultuar negativë për Sars-Cov2.

"Deri në këto momente janë testuar 6768 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 678 raste, pra rreth 10% e totalit të rasteve të testuara. Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 394 ose 58.1% e totalit të të prekurve. Aktualisht në vendin tonë 257 ose 41.9% e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion" tha ajo.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 38 pacientë. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
- Tiranë            285 raste
- Durrës            42 raste
- Lushnje          6 raste
- Elbasan          18 raste
- Fier                 36 raste
- Kavajë            9 raste
- Rrogozhinë     4 raste
- Korçë             19 raste
- Vlorë              5 raste
- Shkodër          103 raste
- Lezhë             14 raste
- Berat              2 raste
- Has                14 raste
- Krujë              65 raste
-Tropojë           4 raste
- Pukë               5 raste
- Mirditë           5 raste
- Kukës           12 rast
-Mallakastër     1 raste
- Kurbin            29 raste

Eugena Tomini  u shpreh se pavarësisht luhatjeve të të dhënave ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është e kontrolluar. "Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme. Në kushtet e lehtësimit të disa masave, në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale. Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40" përfundoi ajo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:48
Dje u shtrua në spital, pacientja rezulton e infektuar me COVID

Edhe në Shkodër u regjistrua një rast i vetëm i prekur në 24 orët e fundit. Gazetari i Report Tv në Shkodër Ergys Kavaja raporton se personi i prekur është një paciente, që ishte shtruar dje në spital. Pacientja është nga Bushati, ndërsa nuk dihet ku është infektuar. Stafit mjekësor dhe familjes u janë marrë tamponet nëse janë infektuar.

Ora 11:55
Ishte shtruar te Sanatoriumi me pneumoni, qytetari nga Kurbini del pozitiv me COVID

Nga 15 rastet e regjistruara sot me koronavirusi një është në Kurbin. Report Tv mëson se rasti në Kurbin bën fjalë për një pacient me pneumoni të shtruar prej disa ditësh në Sanatorium. Pas testimit që i është bërë qytetari nga Kurbini ka rezultuar pozitiv dhe me covid-19.

Ora 10:15
Infektohet polici në Kukës, u bëhet tamponi familjarëve e kolegëve, dezinfektohet drejtoria


Një efektiv policie ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në qytetin e Kukësit gjatë 24 orëve të fundit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se po u janë marrë tamponët testet familjarëve dhe efektivëve të policisë së Kukësit, si persona kontakti.

Deri më tani janë konfirmuar në qytetin e Kukësit 11 raste, e ndërsa pritet që bilanci të rritet, duke përfshirë edhe rastin e fundit. Infektimi i efektivit të policisë ka bërë që institucioni të dezinfektojë ambientet e drejtorisë së policisë vendore të Kukësit, ndërsa po merren tamponet për uniformat blu që kanë pasur kontakt me të prekurin.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja