15 shtetas të rinj betohen për nënshtetësinë shqiptare, Veliaj: Kthejeni në mision për ta bërë vendin tonë më të mirë

15 shtetas të rinj, 11 prej të cilëve nga Kosova, u betuan para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare. Në ceremoninë e betimit, Veliaj uroi secilin prej tyre për këtë rrugëtim të ri.

“Unë e quaj marrjen e shtetësisë një mission për ta bërë vendin tonë më të mirë, për ta ngritur më lart, për ta zhvilluar më shumë, për ta modernizuar më shumë. Sot kemi shumë motra dhe vëllezër nga Kosova, që marrin shtetësinë shqiptare, kemi edhe nga Maqedonia e Veriut, nga Suedia. Shpresoj shumë që pasaportën do ta merrni jo thjesht si një instrument udhëtimi dhe identifikimi, por si një mision,” u shpreh Veliaj. 

Kreu i Bashkisë ftoi shtetasit e rinj që t’i bashkohen aktiviteteve të Tiranës Kryeqytet Europian i Rinisë këtë vit, tanimë si pjesë e kryeqytetit. “E di që disa prej jush e ndajnë jetën mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera, por shpresoj që sa herë të ktheheni, t’ju kemi të pranishëm në aktivitetet tona. Tirana këtë vit është Kryeqyteti Europian i Rinisë, ndaj për të rinjtë e çdo moshe, nga 3 deri në 103 vjeç, kemi një pafundësi eventesh”, tha Veliaj.

Mes shtetasve të rinj me pasaportë shqiptare prej ditës së sotme është pajisur edhe futbollisti 23-vjeçar Flamur Tahiri, me origjinë nga Struga, por rezident në Suedi, ku ka luajtur në disa prej skuadrave vendase si mesfushor.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Te ka Lali xhan, te ka Lali shpirt…: 30/07/2022 14:23

    Hahahahaha si thot Lali si thot, mos ta perdorni si instrument udhetimi! I Lali po ti nuk del dot vet ne BE me ate paçavure pasaporte se te kontrollojne edhe ne b….. dhe te trajtojne me keq se afrikan. Imagjinoni Lalin kryetar te bashkise te Berlinit se cfare mund tju thosh atyre qe merrnin pasaporte gjermane! Prandaj thon qe sbie rrufeja ne hale se do i kish rene Lalit dhe gjithe sojit te politikaneve tane qe na katandisen keshtu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen