15 vite burg për mjekun pedofil francez, abuzoi qindra fëmijë (VIDEO)

Një kirurg francez i akuzuar për abuzim seksual mbi 300 fëmijë të vegjël për dekada me radhë,  kryesisht pacientët e tij në dhomat e tyre të spitalit, është dënuar me 15 vjet burg në gjyqin e parë të asaj që mund të jetë çështja më e madhe e ngritur ndonjëherë kundër pedofilisë në vend.

Në gjyqin e kësaj jave u shqyrtuan akuzat e ngritura nga katër persona që dyshohet se ishin viktima të sulmeve të Joel Le Scouarnec, 70 vjeç, dy nga mbesat e tij, një fqinje dhe një fëmijë në moshën 4 vjeçare, që mori trajtim mjekësor në institucionin ku ai praktikonte.

Le Scouarnec është shpallur fajtor për "përdhunime" dhe "abuzime seksuale". Gjatë gjyqit, Le Scouarnec pranoi se ai kishte përdhunuar mbesat e tij, ndërkohë që kundër tij janë grumbulluar edhe të dhëna të tjera.

Le Scouarnec ishte akuzuar në tetor për abuzim seksual ndaj 312 personave - kryesisht fëmijë midis vitive 1986 dhe 2014 në disa institucione ku ai punonte. Prokurorët thanë se personat e dhunuar ishin me një moshë mesatare 11 vjeç.

Çështja e parë arriti në hetuesi në 2017, kur një fqinj 6-vjeçar i tha nënës së saj se Le Scouarnec ekspozoi veten dhe e keqtrajtoi atë .

Në kërkimin e shtëpisë së Le Scouarnec, hetuesit zbuluan më shumë se 300,000 imazhe fëmijësh - si dhe ditarë ku kirurgu detajonte dhunën seksuale ndaj vajzave dhe djemve nga 1989 në 2017.

Hetuesit thonë se ai përfitoi seksualisht nga fëmijët kur ata ishin vetëm në dhomën e spitalit. Ai gjithashtu raportohet të ketë dhunuar të miturit edhe në sallën e operacionit , kur ata ishin në gjumë ose nën anestezi, në bazë të të dhënave në ditarët personale të tij.

Kirurgu ishte dënuar tashmë në 2005 me një dënim me kusht me katër muaj burg për posedim dhe import të imazheve pornografike të fëmijëve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/12/2020 04:00

    15 vjet burg per 300 femije ?! Ne U.S.A.kolegun e tij qe abuzoi me gjimnastet e reja te kombetares e denuan me burgim te perjetshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja