15 vite “Marie Kraja”
brishtësia e arieve
Prej 15 vjetesh, kryeqyteti ynë ka qenë mikpritësi i një Festivali që çdo vit e me shumë është konsideruar, si një pikë takimi i protagonistëve kryesor të operave botërore.
TIRANE- Prej 15 vjetesh, kryeqyteti ynë ka qenë mikpritësi i një Festivali që çdo vit e me shumë është konsideruar, si një pikë takimi i protagonistëve kryesor të operave botërore. Nga njëra anë pjesëmarrësit nga të pesë kontinentet; që e shikojnë prezantimin në këtë festival si nje moment promovimi në karrierat e tyre operistike dhe nga ana tjetër; personalitete të rëndësishëm nga bota e operas, që do të seleksionojnë fituesit e ketij edicioni.
Festivali, e cili e vendos çdo vit Tiranën për disa ditë në zemrën e muzikës evropiane, duke e përfshirë atë në hartën e qyteteve ndërkombëtare të artit do të shoqërohet edhe me surpriza. Këtë vit janë përzgjedhur 14 këngëtare nga 4 kontinente, midis 172 këngëtarëve qe aplikuan dhe u dëgjuan nga juritë tona ne Milano, Vjenë, Bruksel dhe Tiranë. Shqipëria këtë vit prezantohet me dy konkurentë.
Një ndër risitë e këtij Festivali të 15-të, është imazhi I ri më të cilin, “Marie Kraja” prezantohet. Nje vajzë e re, me një freski delikate ashtu si tingujt e perlave muzikore, e që sheh drejt prespektivës. Ky i imazh, shfaq së jashtmi atë ç’ka do të jetë ky edicionin e 15-të, një Festivali për yjet e rinj të skenës, që vjen plot jetë dhe vitalitet, por dhe me brishtësinë e arieve.
Në këtë përvjetor të 15-të, producentja dhe drejtoresha artistike, Zana Çela, i ka besuar sërisht artistëve ndër më të mirët te skenes, mjeshtrit Pali Kukene regji, Robert Radoja si drejtor muzikor, Bashkim Zahaj per skenografine dhe per te disatin vit me radhe dirigjentit italian, Leonadro Quadrini. Festivali Ndërkombëtar Operistik, “Marie Kraja”, do të mbahet në datat 30 dhe 31 tetor, në oren 19.00 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20Tetor 2015Redaksia Online(e.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4226
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në energji! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg kapitenët e dy anijeve
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15