Orion Berbati prej 36 ditësh ndodhet në koma në Spitalin e Traumës. Ai shkoi për të parë nga afër punën e babait të tij në Tropojë, por për fat të keq ra në kontakt me energjinë, duke u rrëzuar nga kati i dytë, çka i ka sjellë dëmtime të shumta në kokë dhe në trup.
(15-vjeçari Orion Berbati)Babai i 15-vjeçarit, Zarjan Berbati tregon momentin kur Orioni pësoi aksidentin.
"Gjatë punës një kontakt elektrik që na ndodhi aty, ishte një hark elektrik siç duket u përplas te çuni.S’kam qene fiks prezent por isha shumë dhe pastaj ndodhi edhe hedhja nga kati i 2", shprehet Babai.
(Babai i 15-vjeçarit, Zarjan Berbati)
Pavarësisht se ka 36 ditë në koma, mjekët i japin shpresë. Për të jetuar, Orioni duhet të shkojë në një klinikë jashtë shtetit, për të bërë rehabilitimin në tru, për shkak se në Shqipëri nuk ofrohet një shërbim i tillë. Por transferimi në një klinikë të huaj kushton shumë dhe familja Berbati thotë se nuk i ka mundësitë ekonomike.
Ata i bëjnë apel shtetit dhe kujtdo që ka mundësi ti ndihmojë, në mënyrë që 15 vjeçari të jetojë. Gjyshi i Orionit Ali Berbati me lot në sy bën apel për ndihmë.
"Do ti lutem kryeministrit shqiptar, do ti lutem ministrit të shëndetësisë, do ti lutem qeverisë shqiptare, do ti lutem shtetit shqiptar, do ti lutem të gjithë organizatave të ndryshme që të më ndihmojnë për ta kthyer në jetë Orian Berbatin dhe për ta bërë të domosdoshëm për familjen. Mundësitë tona për kohën e gjatë që do të jetë jo më pak se 6 muaj e ndoshta më shumë, mundësitë tona financiare janë të pamundura", shprehet Gjyshi i i Orionit.
(Gjyshi i i Orionit, Ali Berbati)Me shpresën se mesazhi i tyre do dëgjohet, familja Berbati lutet çdo ditë që 15-vjeçari të shkojë në një spital jashtë shtetit, pasi kjo është mundësia e vetme që ai ka për të jetuar. Në spitalin e Traumës, mjekët e mbajtën në jetë dhe tani Orioni mund të rehabilitohet vetëm jashtë Shqipërisë.
(Numrat e llogarisë të familjes Berbati)
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47%
-
Trump
50.4%
-
S'kam mendim
2.7%
Vota total: 6463
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Trump nga Karolina e Veriut: 'Tarifa 25% nëse Meksika nuk ndal emigracionin!' Kampi i Harris: Ai po e mbyll me errësirë e zemërim
4 Nëntor, 22:49
-
Benet Beci reagon me ironi pas raportimeve se ka dhënë dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës
4 Nëntor, 22:40
-
Komisioni Xhafaj/ Lançohet strategjia ndërsektoriale kundër korrupsionit! Gonzato: SPAK po e ndëshkon, s’është nevoja të shpikim rrotën! Pirdeni: Shtrirje kapilare!
4 Nëntor, 22:31
-
Presidencialet/ Gjithçka që duhet të dini për ditën e zgjedhjeve në SHBA, 7 shtetet e lëkundura dhe kur pritet rezultati
4 Nëntor, 22:09
-
Sarandë/ Aksident i frikshëm, makina përplas motorin dhe vazot dekorative në trotuar, shoferi arratiset! S’ka të lënduar, Policia verifikon kamerat
4 Nëntor, 21:56
-
Fati pensionistëve/ Ish-minatori: Si u takova me kryeministrin! I kërkova statusin, ishte i painformuar! Shabani: U merret përqindja te buka që blejnë
4 Nëntor, 21:50
-
Pogradec/ I dehuri shkatërron parukerinë me sende të forta, Policia e shoqëron! Të panjohura motivet (VIDEO)
4 Nëntor, 21:28
-
‘Për hajër ura e madhe e Kukësit’, Rama 'thumbon' dhe kritikët: Lutje për ata që thoshin u ndryshk, shani sa më shumë se na shtoni inatin për punë! (VIDEO)
4 Nëntor, 21:14
-
Skënder Minxhozi: Kur humbesh pas detajeve e harron pyllin
4 Nëntor, 20:53
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
Mbyllja e fushatës në SHBA, mesazhet e fundit të kandidatëve! Harris optimiste: Ndihem mirë! Trump: Votoni, s’mund të durojmë më!
4 Nëntor, 20:15
-
Trump problem për Kosovën? Spartak Ngjela: Ishte president dhe nuk ia cënoi pavarësinë! Asgjë nuk i ndodh Kosovës, të vijë kush të dojë
4 Nëntor, 20:14