/ATSH/-Engjell Berisha është vetëm 15 vjet, por sukseset për të nuk po kanë të ndalur. Garat Ndërkombëtare për fotomodelizëm nuk po ik asnjë, madje nga to po del fituesi kryesorë.

Së fundmi, modeli Kosovar Engjell Berisha i cili është lind dhe rritur në Ferizaj, me producenten Sidrita Sadikaj, arriti të fitoj dy gara të mëdha nacionale dhe një në Sozopol të Bullgarisë.

Engjelli i vogël, para dy dite ka zënë vendin e parë në konkursin online "Top Model Interbriliant World Winter 2015", në Republikën Çeke.
Ai, doli i pari në mesin e 106 fëmijëve anembanë botës, transmeton KosovaPress.

Juria, i kishte dhënë atij 147 pikë, që ishin më të lartat në këtë konkurs, dhe kjo do ta bëjë atë pjesëmarrës në "IBW Kids & Youth Fashion Days Spring 2015" në Çeki.
Berisha, në këtë garë do ta përfaqësoj Kosovën, ku ky eveniment do të mbahet në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar "Treasure of the Nations - Interbrilliant World Spring 2015? nga 14 - 20 Prill 2015 në Republikën Çeke./KosovaPress/