15 vjet nga dërhyrja e NATO-s 
Thaçi flet për "Misionin e Ri"

15 vjet nga dërhyrja e NATO-s <br />Thaçi flet për "Misionin e Ri"
Lideri i PDK, Hashim Thaçi i cili ende mban postin e kryeministrit në Kosovë, beson se do të jetë ai që do të qeverisë edhe për mandatin e ardhshëm.  Në urimin e tij  për 12 qershorin, Ditën e Paqes, ai thotë se është i vendosur të vazhdojnë me implementimin e reformave të gjithëmbarshme në ekonomi, duke garantuar implementimin e “Misionit të Ri”.
“Në këtë përvjetor të rëndësishëm, me krenari të veçantë kujtojmë sakrificën e të gjithë dëshmorëve të lirisë, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rezistencën e të gjithë brezave të qytetarëve tanë, që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Me rastin e Ditës së Paqes, në emër të institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të Republikës shpreh falënderimin e thellë për fushatën e bombardimeve të NATO-s, si intervenimin më të suksesshëm ushtarak dhe humanitar në fund të shekullit njëzet.
Republika e Kosovës ka hyrë në vitin e shtatë të Pavarësisë, duke konsoliduar institucionet e veta demokratike, e vendosur dhe e përkushtuar për të përmbushur të gjitha kriteret dhe standardet për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Pesëmbëdhjetë vjet nga Dita e Lirisë, Dita e Paqes, jemi të vendosur që pas përmbushjes me sukses të misionit të çlirimit dhe të pavarësisë, tani të vazhdojmë me implementimin e reformave të gjithëmbarshme në ekonomi, duke garantuar implementimin e Misionit të Ri - zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të shtetit të Kosovës”, thekoshet në urimin e  Thaçi.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

PD akuza se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë

PD akuza se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë