15 vjet shtet i pavarur, Shqipëria feston bashkë me Kosovën, fëmijët performojnë në shesh: Ne pritëm kaq vite dhe po presim që të bashkohemi

Bashkë me Kosovën në 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, sot feston edhe Shqipëria. Në sheshin Skëndërbej u organizuan disa aktivitete si dhe u ndanë disa mesazhe urimi

Të veshur me motive  popullore këta vogëlush të një  kopshti privat në kryeqytet i dhuruan sheshit Skëndërbej dhe personave që gjendeshin rastësisht aty emocione të paçmuara nëpërmjet një kërcimi . Dedikimi ishte për Kosovën e cila sot mbush 15 vjet si shtet I pavarur.

 “Shpalljen e pavarësisë së Kosovës e feson dhe Shqipëria. Në këtë 15 -vjetor qytetarët shqiptar nëpërmjet mikrofonit tonë uruan që shumë shpejt të bëhet bashkimi i dy kombeve në të vetëm”.- tha një fëmijë.

“I urojmë gjithë të mirat popullit të Kosovës dhe gjithë Shqipërisë. Kjo është një ndër ditët më të rëndësishme të bashkëqytetarëve tonë. Ne pritëm kaq vite dhe po presim që të bashkohemi.”

“ I urojmë që të festoj e të kaloj sa më mire Kosova sot.”

“Do t’a festojmë dhe ne sepse jemi vëllezër e motra.”

“Është kënaqësia më e madhe për ne sepse akoma nuk është bërë bashkimi fizik. Edhe Zoti e bëftë sa më shpejt të mundur dhe bashkimin se moralisht jemi bashkë. Një kënaqësi e madhe shumë sidomos ne mosha 70-vjeç, kemi luftuar e kemi punuar .-tha një tjetër

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja