Dy kamera sigurie kanë fokusuar momentin e shpërthimit të sasisë së lëndës plasëse në automjetin e magjistratëve Arjan dhe Gentjana Muça në qendrën tregtare.
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit, mjeti tip Benz A Class është spostuar pasi ka qenë i fuqishëm, me një sasi prej 150 gr lëndë shpërthyese.
Burime nga policia bëjnë me dije se ka dyshime se sasia e tritolit nuk është vendosur brenda ambjenteve të parkimit, kjo e përforcuar edhe nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë. Arjan Muça e kishte parkuar mjetin e tij rreth katër orë nga momentit të shpërthimit. Referuar banorëve të zonës, të cilët kanë dëgjuar shpërthimin, raportohet se ai ka ndodhur rreth orës 19:14.
Një person i dyshimtë, i veshur me të zeza, është parë në pamjet e kamerave, i cili futet me motor në parking para se të ndodhte ngjarja. Hetuesit mendojnë se mund të jetë autori që vendosi tritolin në anën e shoferit dhe e ka aktivizuar me telekomandë. Hetimet janë përqëndruar tek detyra e bashkëshortëve magjistratë.
Lajmi kryesor:
Tritol makinës, merren në mbrojtje prokurori Arjan Muça dhe bashkëshortja e tij, gjyqtarja Gentjana Muça! KLP: Sulm terrorist sistemit të drejtësisë! Vihet në lëvizje edhe KLGJ
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush, a duhet që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës?
-
Po
53.3%
-
Jo
42.8%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 362
Lajme të tjera
-
Tirana organizatore e konferencës botërore për informim, Veliaj: Informacioni ka armiq, por ne nuk do ndalemi
29 Shtator, 18:20
-
Dita botërore e zemrës, konsulta falas në pedonalen e Tiranës! 90 mijë të prekur nga sëmundje kardiovaskulare në vend
29 Shtator, 16:25
-
INSTAT: Ekonomia u rrit me 3.23 % në tremujorin e dytë të vitit 2023, peshën më të madhe ndërtimi
29 Shtator, 16:17
-
Dita Ndërkombëtare e të Drejtës së Informimit, Veliaj: Tirana një nga qytetet më transparente! S'duhet të zmbrapsemi nga keqpërdoruesit e të dhënave
29 Shtator, 14:26
-
Tiranë, arrestohet 42-vjeçari suedez në Tiranë! I dha dokumente false një tajlandezeje! Policia: Do ta shfrytëzonte si prostitutë në Suedi
29 Shtator, 12:29
-
Tiranë/ Rishfaqet skema e mashtrimit e Florian Gjergjit! Në emër të Erion Veliajt i kërkojnë biznesmenit të ndërtimeve 70 mijë euro! Arrestohen 4 bashkëpunëtorët, 2 në kërkim (EMRAT)
29 Shtator, 09:12
-
Sporti, shëndeti, dhe argëtimi bashkohen në Sheshin 'Nënë Tereza” për tre ditë rresht*
28 Shtator, 16:04
-
Përfundon Godina 18 në lagjen e re ‘5 Maji’, Veliaj: 102 familje i marrin shtëpitë para festës së Vitit të Ri
28 Shtator, 16:02
-
Bandë me 15 anëtarë, kush është njeriu i 9 vrasjeve, Laert Haxhiu! Nga hakmarrja për familjen tek vrasjet me porosi! Si nisi armiqësia me Aldo Baren
28 Shtator, 15:53
-
Miratohet indeksimi i pensioneve në masën 8.6%, vendimi hyn në fuqi në 1 tetor! 'Financat': Pensionistët do marrin edhe bonusin e fundvitit
28 Shtator, 15:28
-
Tiranë, arrestohet 30-vjeçari, përplasi për vdekje me makinë te Rruga e Dibrës 74-vjeçarin
28 Shtator, 14:53
-
Zhvati 2 mijë euro për një licencë infermieri, në pranga për mashtrim 35-vjeçari në Tiranë
28 Shtator, 13:56