Me shembjen e kampit të madh të emigrantëve të njohur si ‘Xhungla’ dhe shtimin e masave të sigurisë, një numër i madh emigrantësh e kanë kthyer vëmendjen në porte të tjera për të kaluar kufirin siç është Dieppe. Televizioni Channel 4 News ka gjetur dhjetëra shqiptarë, kryesisht të rinj, që flinin nëpër tenda në brigjet jashtë qytetit.
Ata kanë rrëfyer se shpesh janë goditur nga gurë që janë rrëzuar nga shkëmbinjtë në zonën ku kanë ngritur çadrat e tyre. I pyetur se çfarë kërkonte të arrinte, Landi, 20 vjeç i tha gazetarit Paraic O’Brien: ‘Asgjë të veçantë, vetëm të mund të shkoj çdo ditë në punë, të kthehem në shtëpi, të flas me miqtë në internet. Asgjë të veçantë”.
Ndersa sipas informacioneve, trafikantët kërkojnë deri në 7 mije paund për kalimin e tyre.
Pak ditë më parë nje gomone me 18 klandestine shqiptare rrezikoi mbytjen pikërisht në Kanalin e La Mansh e destinacioni i tyre ishte Britania. Sipas mediave britanike, gomonia me emigrante nuk është e vetmja, pasi anije të tjera mund të jenë përdorur për hyrjen në Britani të qindra emigrantëve të tjerë shqiptarë.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)