1500 tituj të rinj librash, edicioni i 9-të i panairit në Fier, organizatorja: Shpresojmë të ndërgjegjësojmë të rinjtë të lexojnë

1500 tituj të rinj librash mes tyre letërsi shqipe dhe e huaj, botime historike, studimore, publicistike, enciklopedi dhe letërsi për fëmijë u bën pjesë e Panairit Kombëtar të librit në Fier i cili çeli edicioni e 9-të.

“Panairi kombëtar i Librit në Fier, asnjëherë nuk ka qenë thjesht një hapësirë ekspozuese për librin. Ky panair është konsideruar si një manifestim i forcës së librit dhe fuqisë së mendimit. Besojmë se nëpërmjet këtij panairi dhe aktivitete të shumta brenda tij kemi ndërgjegjësuar të rinjtë të lexojnë.”- tha Majlinda Rama, organizatore.

Botuesi dhe shkrimtari Fatmir Toci apeloi nevojën për të shtuar politikat mbështesë institucionale për librin duke dhënë dhe mesazhin për të rinjtë që të jenë me afër librit.

“Është bërë një vend takimi shumë i rëndësishëm për të gjithë krijuesit, botuesit, lexuesit  jo vetëm në Fier. Duke ditur në çfarë kushtesh po jetojmë dhe sa vështirësi ka sot libri dhe nuk e ka mbështetjen e duhur nga strukturat shtetërore qendrore  dhe lokale. Ky panair është dhe një thirrje për të qenë më afër librit, për shkak të mbështetjeve jo aq sa duhet që librin mjetin e pazëvendësueshëm të dijes ta kenë të gjithë shqiptarët e sidomos brezat e rinj. Mesazhi im është një mbështetje shumë të madhe për ata që shkruajnë dhe për lexuesin”- tha Fatmir Toci.

Për 4 ditë me radhë botues dhe shkrimtarë vendas ndërkombëtar por dhe nga trevat e tjera shqiptare si Kosova dhe Maqedonia e Veriut sjellin në këtë panair botime nga më të larmishmet.

Panairi i Librit vitin e ardhshëm shënon 10 vjetorin e tij, ndërsa është menduar një gamë e gjerë aktivitetesh dhe praninë e më shumë botuesve.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?