Në Itali regjistrohen 5 viktima dhe 252 raste të reja Covid! Asnjë vdekje në Lombardi…15.5 milionë të prekur në botë

Në Itali regjistrohen 5 viktima dhe 252 raste të reja Covid! Asnjë vdekje në Lombardi…15.5 milionë të prekur në botë

Epidemia e koronavirusit po vazhdon të përhapet në të gjithë botën, me 15.5 milionë njerëz të infektuar, përfshirë më shumë se 8 milionë vetëm në kontinentin Amerikan, duke detyruar shumë vende të vendosin masa të reja shëndetësore.

Situata në Kontinentin Amerikan vazhdon të mbetet shqetësuese.

SHBA gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 1225 vdekje për një total prej më shumë se 144 300 viktimash si edhe 76500 raste të reja duke bërë që të kapërcehet pragu i 4 milionë të identifikuarve të prekur nga koronavirusi, me një shtesë dyjavore prej 1 milion të konfirmuar të infektuar. Më parë do të ishte dashur gati 1 muaj për të rritur pragun e pozitivëve nga 2 në 3 milion.

I akuzuar gjatë për mohimin dhe keqmenaxhimin e pandemisë, Presidenti i SHBA Donald Trump kohët e fundit ka pranuar një "rritje shqetësuese të rasteve" në jug të vendit. Në shkallë vendi, studimet e kryera nga Universiteti i Massachusetts parashikojnë një goditje të fortë të Covid në vend në katër javët e ardhshme.

Me mbi 144,000 vdekje, Shtetet e Bashkuara janë shumë më të prekurat në botë në terma absolutë, përpara Brazilit dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Gjithashtu në vend 16 milionë amerikanë janë të papunë dhe 32 milione të tjerë në papunësi të përkohshme për shkak të pandemisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:34
Në Itali regjistrohen 5 viktima dhe 252 raste të reja Covid-19 në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 5 viktima nga koronavirusi, për një total prej 35.097 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 252 raste të reja pozitiv për një total prej 245.590

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 0 viktima nga koronavirusi për një total i pandryshuar prej 16 801 vdekje, si edhe 53 raste të reja të pozitivitetit Covid, shifër që e rrit në 95 768 numrin e të infektuarve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Ora 17:06
Rritje rekord e numrit të rasteve me Covid-19 në Poloni

Polonia regjistroi në 24 orët e fundit 458 raste të reja me koronavirus, që është shifra më e lartë ditore në më shumë se një muaj.

Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve ditore është rritur këtë javë si pasojë e shpërthimeve të koronavirusit në tri miniera të qymyrit në rajonin Silesia e Epërme, në jug të Polonisë.

Qeveria polake tha se “nuk ka nevojë për shqetësim në këtë fazë”.

Duke folur përpara publikimit të shifrave të fundit të premten, zëvendësministrja Jadwiga Emilewicz tha se qeveria nuk është duke e shqyrtuar rivendosjen e izolimit dhe se është duke u marrë me shpërthimet e lokalizuara.

Nga rastet e reja të premten, 184 ose 40 për qind u regjistruan në Silesinë e Epërme.

Minatorët e qymyrit në Poloni përbëjnë 16 për qind të të gjitha rasteve në këtë vend, por shumica e tyre nuk kanë shfaqur simptoma.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 97 për qind janë asimptomatikë.

Polonia, në total, ka konfirmuar mbi 42,000 raste me koronavirus dhe 1,655 viktima.

Ora 14:15
Askush nuk ka imunitet nga Covid/ Në Belgjikë vdes vajza 3 vjeçare, viktima më e re në vend

Një vajzë 3-vjeçare vdiq sot nga koronavirusi në Belgjikë, duke u bërë viktma më e re e Covid e regjistruar në vend.

Sipas autoriteteve, numri i vdekjeve në Belgjikë është në rritje: mesatarisht tre në ditë në javën e kaluar.

Që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë, në vend totali i infeksioneve është rritur në 64.847 raste kurse numri i përgjithshëm I vdekjeve ka shkuar në 9812. Provinca e Antwerp ka numrin më të madh të rasteve të infeksionit.

Belgjika do të zbatojë kufizime të reja për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në vend. Kryeministrja Sophie Wilmès gjatë një konference për shtyp ditën e djeshme tha se këto masa po merren ngaqë numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm.

Nga e shtuna më datë 25 korrik, mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme në më shumë vende publike, siç janë tregjet dhe ndërtesat publike.

Gjithashtu ora e mbylljes së dyqaneve gjatë orarit të natës do të jetë në orën 10:00, por ora e mbylljes për kafenetë dhe baret mbetet e pandryshuar.

Klientëve në restorante, kafene dhe bare do t'ju kërkohet të lënë një adresë e-mail ose një numër telefoni.

Ora 13:34
Covid/ Më shumë se 1240 raste të reja infeksioni në Bullgari dhe Ukrainë

Në Bullgari në 24 orët e fundit janë regjistruar 269 raste të reja të koronavirusit (nga të cilët 53 në kryeqytetin Sofje) pas kryerjes së 5.913 testeve diagnostikuese.

Me këto shifra të reja, numri i përgjithshëm i të identifikuarve pozitiv me Covid është rritur në 9853.

Siç raportojnë autoritetet, në vend gjatë 24 orëve të fundit pati edhe 8 viktima koronavirusi, për një total prej 329 vdekjesh që prej fillimit të pandemisë. Gjithashtu raportohet edhe për 593 punonjës shëndetësorë të infektuar.

Ka gjithashtu edhe 4493 raste aktive, ndërsa 665 pacientë ndodhen të shtruar në spitale, 27 prej tyre në kujdes intensiv.

Në Ukrainë ka patur 972 raste të reja të Covid-19 në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i infeksioneve të zbuluara që nga fillimi i epidemisë është rritur në 62.823 për një total viktimash prej 1.571, nga të cilat 20 u raportuan në 24 orët e fundit

Ora 13:32
Covid/ Rusia tejkalon pragun e 800 000 infeksioneve

Rusia ka tejkaluar pragun e 800 000 raste të konfirmuara të infeksionit Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.

Sipas qendrës kombëtare të operacioneve antikoronavirus, deri tani në vend janë regjistruar 800,849 infeksione.

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë identifikuar të prekur nga infeksioni 5.811 raste të reja dhe 154 vdekje të shkaktuara nga Sars-Cov-2.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i viktimave Covid-19 në Rusi, është rritur në 13.046.

Në ditën e fundit janë shëruar edhe 8.444 pacientë për 588,774 gjithsej.

Ora 09:24
Rriten rastet e reja të infeksionit Covid-19 në Afrikën e Jugut dhe Kinë

Në Afrikën e Jugut, ku ka gati një rritje prej 60% e numrit të përgjithshëm të vdekjeve natyrore javët e fundit, mendohet se numri i vdekjeve të lidhura me koronavirusin është në të vërtetë shumë më i lartë nga sa tregojnë statistikat zyrtare.

Ndërkohë autoritetet kanë vendosur mbylljen përsëri të shkollatve publike për një muaj

Në Kinë, u raportuan në dy ditët e fundit 43  raste të reja të koronavirusit nga të cilat 13 janë në rajonin perëndimor të Xinjiang.

Gjithashtu janë evidentuar edhe 43 pozitivë asimptomatikë.

Që nga fillimi i pandemisë Kina ka regjistruar 83,750 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 4364 viktima.

Ora 09:20
Në Europë regjistrohen më shumë se 3 milionë raste të Covid-19

Europa zyrtarisht ka 3,007,088 raste Covid-19 si dhe një total prej  206.714 viktima të shkaktuara nga infeksioni.

Vendi me rekordin e trishtuar evropian të 45,000 vdekjeve është Franca, ku numri i rasteve të reja ka vazhduar të rritet me "më shumë se 1.000" në 24 orët e fundit teksa janë evidentuar edhe 10 vatra të reja shpërthimi Covid.

Sipas grafikut të  pandemisë, vendet më të goditur keqazi nga koronavirusi që prej fillimit të emergjesës shëndetësore janë edhe Britania e Madhe, Spanja dhe Italia.

Ndërkohë situata paraqitet problematike në Ballkan ku Rumania, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina prej disa javësh po përballen me shifra rekordesh ditore infeksioni.

Ora 09:17
Amerika Latine tejkalon pragun e 4 milionë infeksioneve Covid-19

Në Amerikën Latine dhe Karaibe, është tejkaluar pragu i 4 milionë rasteve të identifikuar të infektuar nga koronavirusi. Vetëm Brazili tani numëron më shumë 2.2 të prekur. 

Në vend numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën për shkak të Covid që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është mbi 84 mijë.

Për shkak të përhapjes së epidemisë Covid, Bolivia me mbi 2400 vdekje dhe 65 mijë të infektuar, ka njoftuar shtyrjen e zgjedhjeve të përgjithshme të planifikuara për 6 deri në 18 tetor.

Kolumbia ka regjistruar 315 viktima në 24 orët e fundit, numri më i madh i regjistruar në një ditë të vetme.

Situata Covid  është veçanërisht dramatike në Ekuador, ku sistemi shëndetësor në qytetin e dytë të vendit, Arequipa, është plotësisht i saturuar.

Mediat lokale raportojnë për pacientët Covid-19 që flejnë në tenda apo në makina të parkuara jashtë spitaleve duke shpresuar të gjejnë shtretër të lirë në pavione për tu trajtuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren