Policia greke ka  arrestuar 3 shqiptarë, të moshës 25,30 dhe 34 vjeç, të cilët kishin planifikuar për të trafikuar sasi të konsiderueshme kanabisi rreth 156 kg, nga Shqipëria për në shtetin fqinj.

Droga ishte e fshehur në një makinë, ndërsa pasi i pikasi policia u vendos në ndjekje të tyre duke i bllokuar. Arrestimi i tyre u bë i mundur  mëngjesin e sotëm në një zonë të Kosturit.

a.m/Shqiptarja.com