15-vjeçari autor i 2 librave të suksesshëm për fëmijë, Rejvi Dervishi tregon për Report Tv ëndrrat: E ardhmja?! Do të punoj për vendin tim

Rejvi Dervishi është ndër autorët më të rinj shqiptarë. Është vetëm 15-vjeç, por dy librat e tij kanë tërhequr vëmendjen e kritikës... Dëshira për të shkruar i lind që në fëmijëri të hershme, bashkë me pasionin për leximin...

“Ai libër që ma ka frymëzuar, që më ka çuar drejt lapsit dhe letrës është një libër legjendar i letërsisë për fëmijë. Princi i vogël i Ekzyberisë. Nisa të shkruaj falë atij libri dhe u zhvillua si një pasion vit pas viti derisa arrita në moshën 12 vjeçare

Kur ishte vetëm 12-vjeç mund të mbante në duar librin e tij të parë, të cilin e shkroi në rrethana të pazakonta.

“12 vjeç duke jetuar një periudhë të vështirë siç ishte ajo e pandemisë të mbyllur brenda duke u munduar të gjeja një shtysë të re për të kaluar ato orë nisa të shkruaj një dorëshkrim që do të bëhej libri im i parë që do të bëhej ‘Letra në Ishull’”, thotë ai.

 “Letra në ishull” me ilustrimet e piktorit Artur Dauti u shpall në vitin 2021 si libri më i mirë fëmijë nga Bukinist. Ndërsa së fundmi ka botuar “Misteri O.S”.

“Libri i parë ishte ai që më hapi rrugën drejt të qenit autor, ndërsa libri i dytë më mësoi se çcfarë do të thotë të bëhesh shkrimtar

Rrëfen se ka autorë tek të cilët gjen frymëzimin.

“Nga të huajt mund të përmend nga librat e parë Zhyl Vernin. Librat e tij më kanë frymëzuar për librin e parë. Ndërsa libri i dytë është një ndërthurje e tipit Cherlock Holms dhe Agatha Christie”, thotë Rejvi Dervishi.

E tërheq po ashtu letërsia shqiptare, në një listë të gjatë, përmend autorë si Petro Marko apo Teodor Keko.

“Në letërsinë për fëmijë do të veçoja Adelina Mamaqin e cila ka marrë dhe ka redaktuar librin tim dhe ishte personi i parë që tha se Rejvi ja vlen të botohet edhe pse është i ri. Ndërsa përsa i përket letërsisë për të rritur patjetër që është Ismail Kadare ai që vazhdon të më frymëzojë dhe është një pik reference për të ardhmen time...”, shprehet shkrimtari 15-vjeçar.

Nëse të lexuarit është pjesë e pandashme e ditëve të tij, rrëfen se të shkruarit nuk është një preokupim i përditshëm.

“Ulem të shkruaj kur ndjehem i frymëzuar, pasi kam kaluar një ditë të mirë, pasi kam lexuar një poezi të bukur, një libër të mirë. Nuk është një preokupim i përditshëm, ama kur ulem të shkruaj shkruaj gjatë”, thotë Rejvi Dervishi.

Librat e Rejvit janë prezantuar edhe në shkollën “Emin Duraku” ku ai studion.

“E kanë pritur mjaft mirë, dhe është fat shumë i madh kur ke një rreth shumë të madh që të mbështet në rrugën tënde Po ashtu kritikat kanë qenë mjaft të mira nga shokët por edhe kritikat letrare”.

Është i bindur se shkrimtarja do të jetë pjesë e pandarë e rrugëtimit të tij, ndërsa kanë nisur edhe mendimet e para për profesionin që mund të zgjedhë në të ardhmen.

“Kam një sërë pasionesh dhe tabloja që më del përpara është plot ngjyra, por sido që të vejë, besoj se do të jem në Shqipëri dhe do të punoj për vendin tim”, tha ai.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ariu: 12/04/2023 00:03

    Po ik ore pallosh, dua të punoj për vendin tim thotë loq..ja, po lekët do i mbaj vetë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja