Në 3 vite ikën nga Shqipëria 16 mijë infermierë, kreu i shoqatës: S'vlerësohen, kanë ngarkesë! Mjekët punojnë edhe në privat, punën ua lenë atyre

Në 3 vitet e fundit rreth 16 mijë infermierë janë larguar nga Shqipëria duke lënë vakanca të shumta në sistemin shëndetësor. Atyre që shërbejnë aktualisht në sistem i duhet të bëj dyfishin apo trefishin e shërbimit infermieror për të mbuluar mungesën e kolegëve në mënyrë pacientëve të mos i humbasë shërbimi.

Në ditën ndërkombëtare të tyre kreu i shoqatës Elson Jaçaj thotë se ende jemi në fazën që figura e infermierit nuk vlerësohet siç duhet edhe pse ngarkesa në jo pak raste është më e madhe sesa e vetë mjekëve .

“Që nga koha e pandemisë deri më sot mund të jenë larguar 16 mijë infermierë, pasi koha e pandemisë ka qenë shfrytëzuar nga të gjithë duke ndjekur kurset e gjuhës online. Ata kanë barrën e punës. Pra, nëse një vend pune lirohet detyrohet personeli që do t’i zëvendësoj ato. Pjesa e portalit që funksionon në Shqipëri nuk deklaron çdo vend vakant që është në Shqipëri. Mosvlerësim i figurës dhe punës së tyre. Ata ndihen të pavlerësuar jo vetëm nga shteti, por sidomos edhe nga mjekët të cilët iu lënë një peshë të madhe të punës të cilën duhet ta bëjnë infermierët. Nëse shikojmë sot jemi I vetmi vend me popullsi kaq të vogël dhe kemi kaq shumë spitale e klinika private dhe mjekët në shtet punojnë në klinika private dhe punën e mjekëve e bëjnë infermierët e specializantët në të gjithë spitalet shtetërore.”

Mes të larguarve nuk mungojnë ata që kanë shumë vite eksperiencë ndërsa  Gjermania dhe Italia janë vendet që kanë marrë më shumë nga Shqipëria.

“Infermierët që mund të kenë 10 vite eksperiencë, ndonjëherë zgjedhin të largohen dhe kjo nuk është gjë e mire, por është zgjedhje individuale.

Sonila Himallari është në vitin e pare të infermierisë, por thotë se nuk ka vendosur ende nëse do të punojë në Shqipëri apo do të largohet pas studimeve.

“Kam zgjedhur të studioj  këtë degë pasi është një  mundësi e mire që pas studimeve të jesh si në Shqipëri , ashtu dhe jashtë. Janë shumë dyer të hapura dhe mund të jepet mundësia kudo që të punosh. Kur të mbaroj studimet ende nuk e kam vendosur çfarë të bëj.”

Në kuadër të ditës botërore të infermierëve në sheshin Skëndërbej, 69-vjeçari Fadil Hidri ishte një nga dhjetëra qytetarët që morën shërbim infermierior falas.

“Mata tensionin e diabetin. Në shtëpi nuk e masë fare, s’kam aparat.”

Kjo ditë synon sensibilizimin e qyetarëve për tu kuidesur  më shumë për shëndetin.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vau dejes: 16/05/2023 08:44

    Z.Edi Rama ne spitalin e shkodres Jane mjek neurolog qe Kane dale ne pension dhe ju I Leni te vazhdojne punen dhe I keni vu edhe shefa sherbimesh. Mjek qe nuk shohin mire nga syte per shkak te moshes , edhe tek pediatria. 2 miljon rrogen edhe punojne edhe ne spitale private edhe pedagog edhe kempe menjifjal lek gjithkund. Ky vend ka maru s bahet ma

    Përgjigju
  • Lezha: 13/05/2023 09:00

    Mos lejoni ne spital mjek qe Kane dale ne pension dhe Jane dhe shefa sherbimesh ne kundershtim me ligjin , rrogat 2 miljon disa mjek te lajthitur qe mezor ngjisin shkallet e spitalit dhe Jane lodhur nga mosha , marrin Leke ne komisione kempesh japin mesim ne universitete marrin Leke ne shum burime dhe ju ja shtoni rrogen kjo eshte e palogjikshme !

    Përgjigju
  • Iris: 12/05/2023 23:54

    Infermjeret duhen vleresuar me shume,por ama edhe faktin qe kane marre para' aty-ketu, nuk mund e nuk duhet t'a mohojne,apo te sillen sikur ky fenomen eshte inekzistent.Sa per ngarkesen e punes qe ua lene mjeket,kjo eshte e vertete,por nuk duhet te harrojne se kjo eshte detyra e tyre.Jane te percaktuara detyrat e mjekut,infermjerit e sanitarit.Sa per faktin qe mjeket punojne ne shtet dhe privat,kjo eshte dicka qe i perket te ardhmes per t'u rregulluar me ligj.

    Përgjigju
  • Meri: 12/05/2023 23:05

    Ne kemi nji K.Minister që,i pëlqen mëndja e vet,ministrat i ka vetem për numër,nuk respektojnë as ligjet që vet i kan miratuar,tallen me popullin që e kan katandisur për ibret të zotit.K.Ministri dhe qeverria e tij,sillen në këtë mënyrë sepse populli nuk ka fuqi të ngreri zërin,sidikatat osé nuk ekzistojnë,osé mbajnë anën e qeverris.Politikanët na kan detyruar të urrejmë vëndin ton.

    Përgjigju
  • Turi: 12/05/2023 21:31

    Rama do dhe disa mandate te tjere qe te rregulloj gjerat se nuk kishte kohe te merej me mjekesine se nuk ka ndonje rendesi te madhe vk . Ky i ashtuquajtur shtet ka mbaruar qe ne kohen e hajdutave para 30 vjetesh , korrupsioni dhe padrejtesia mbizoteron ne cdo istitucion shteteror dhe nuk ka per te ndryshuar por do te shkoje drejt shkaterrimit te plote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit