16 tregjet në Tiranë, Veliaj: Askush
të mos detyrohet të shesë në rrugë

16 tregjet në Tiranë, Veliaj: Askush<br />të mos detyrohet të shesë në rrugë
Nisur nga problematika me të cilën po përballet Bashkia e Tiranës me ambulantët që shesin në kushte aspak higjenike neper rruge e trotuare, kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar një hartë me të gjitha tregjet të cilat mund të përdoren nga tregtarët dhe konsumatorët.

 Në një postim më rrjetin social “Facebook”, kryetari i Bashkisë së Tiranës thotë se teksa po punohet për tregje me standarde në higjienë dhe infrastrukturë, në kryeqytet ndodhen 16 të tilla. 
 
“Po punojmë çdo ditë për më shumë tregje, që askush të mos detyrohet të shesë më nëpër rrugë. Nëse do të dish tregun më të afërt në lagjen tënde, hidhi një sy hartës”, shkruan Veliaj.

 Ai thotë se Bashkia e Tiranës po krijon kushtet e nevojshme që askush të mos shesë në rrugë. 
tregjet
 
Ja cilat janë tregjet e licencuara:

Tregu Pazari i Ri

Tregu  ”Mihal Grameno”

Tregu “Xhamlliku”

Tregu “Shkolla e Bashkuar”

Tregu “Vasil Shanto”

Tregu “1 Maji”

Tregu “Kombinat”

Tregu “Industrial”

Tregu  “Artan Lenja”

Tregu  “4 Dëshmorët”

Tregu  “Uzina Dinamo”

Tregu  “Stacioni Trenit”

Tregu “Mine Peza”

Tregu “Him Kolli”

Tregu  “Pandi Dardha”

Tregu “Institut” 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria