160 mijë lekë për të kompletuar
çantën e shkollës,ja çfarë duhet

160 mijë lekë për të kompletuar<br />çantën e shkollës,ja çfarë duhet
TIRANE- Nisja e shkollës për fëmijët e klasës së parë është një kosto e lartë për familjet shqiptare. Vogëlushët nuk kanë nevojë vetëm për libra por për dhjetëra aksesorë të tjerë të cilët u duhen në ditën e parë të shkollës. Më kryesorja është çanta e shkollës. Duke shfrytëzuar dhe sezonin, shitësit i kanë rritur çmimet në maksimum. Në tregjet e Tiranës një çantë shkolle e gjen me çmimin nga 2-6 mijë lekë. Çantat cilësore fillojnë me çmime nga 4 mijë lekë, ndërsa çantat e thjeshta kushtojnë deri në 2500 lekë.

 “Janë çanta të mira shkolle. Me garanci që ju mbajnë gjithë vitin”, - na siguron një shitës në dyqanet te “Rruga e Elbasanit”. Pjesa më e madhe e madhe e prindërve janë të interesuar për çanta me çmime mesatare, që nuk kushtojnë më shumë se 4 mijë lekë. “Çmimi është sipas cilësisë, sa më i lartë të jetë çmimi, aq e më mirë është dhe çanta”, - thonë shitësit.  Por çanta nuk është aksesori i vetëm që sot fëmijët u kërkojnë prindërve. Janë përparset dhe askesorët e tjerë që duhet të kenë, duke fillur nga mbajtsja e lapsave deri tek termusi i ujit.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë