165 studentë të ekselencës kanë fituar të drejtën të punësohen në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet në varësi të saj. Kryeministri Edi Rama tha se këta studentë ekselentë kanë marrë vendet e lira, të cilat deri dje i ndante tepsia.

“Ekselentët e sapopunësuar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, ndërkohë që plot të tjerë janë punësuar në tatime e dogana, plot 165 vajza e djem në total që kanë marrë vendet e lira, të cilat deri dje i ndante tepsia”, tha Rama.