DURRËS- Një vajzë 16 vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një 18-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Plazhit në Durrës, ku sipas policisë është arrestuar në flagrancë 18-vjeçari, D.M banues në Durrës.
Deri më tani nuk dihen të tjera detaje, nëse dy të rinjtë kishin njohje të mëparshme, apo kush e ka bërë kallëzimin në polici për ngjarjen.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme hetimore.
po ku kemi pune ne qe jemi me dipoma nuk kemi pun drejtorat nuk kan diploma jan ne pun dhe shum istitucjone po a shtu
Përgjigju