Pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj kryebashkiakut të Tiranës për protestën e organizuar nga Veliaj tek Gjykata Administrative e Apelit, mbi vendimin për ndërtimin e pallatit 17-katësh tek diga e liqenit, ka reaguar kryeministri Rama.

Përmes një postimi në faqen e tij në tëitter, Rama mbështet protestën e Veliajt, duke e krahasuar atë me manifestimet e bashkiakëve para gjykatave amerikane.

"Dikush t'u tregoje shejtanbudallenjve ndonjë pamje nga manifestimet e panumërta te guvernatoreve e te bashkiakeve para gjykatave amerikane," shkruan Rama .

Në seancën e sotme plenare Berisha tha se Veliaj u përpoq të asgjësojë gjykatën, për të mbrojtur ndërtimet e tij pa leje.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)