17 qytetarë humbin betejën me COVID, 680 raste të reja në 24 orë në vend! 21 pacientë të gjendje të rëndë në spital, mes tyre një grua 4-muajshe shtatzënë

17 qytetarë humbin betejën me COVID, 680 raste të reja në 24 orë në vend! 21 pacientë të gjendje të rëndë në spital, mes tyre një grua 4-muajshe shtatzënë

Spitali infektiv

Rritet ndjeshëm numri i të vdekurve nga covid në vendin tonë. Ministria e shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit humbën jetën 17 qytetarë.

"Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 shtatëmbëdhjetë qytetarë: 5 qytetarë nga Tirana të moshave 52-82 vjeç, 3 qytetarë nga Durrësi të moshave 71 -79 vjeç, 2 qytetarë nga Kamza nga 81 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora 63 dhe 82 vjeç, 1 qytetare nga Lushnja 51 vjeç, 1 qytetar nga Fushë-Kruja 64 vjeç, 1 qytetare nga Pogradeci 70 vjeç, 1 qytetar nga Kuçova 77 vjeç, 1 qytetare nga Mamurrasi 81 vjeç", thuhet në njoftimin e ministrisë.

 Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar. Ndër pacientët në gjendje të rëndë në terapinë intensive, është edhe një grua 4-muajshe shtatzënë.

Ndërkohë janë kryer 3,937 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 680 qytetarë, në këto bashki: 274 qytetarë në Tiranë, 40 në Fier, 35 në Sarandë, 34 në Durrës, 30 qytetarë në Shkodër, 24 Elbasan, 21 në Lezhë, Krujë, Vlorë, 19 në Korçë, 15 në Lushnje, 12 në Kukës, 10 në Divjakë, 9 në Kurbin, 8 në Vorë, 7 në Vau i Dejës, Kamëz, Dibër, G jirokastër,  Pogradec, 6 në Malësi e Madhe, 5 në Skrapar, Gramsh, Kuçovë, 4 në Shijak, Rroskovec, Tepelenë,  Devoll, Peqin, 3 në Patos, Përmet, Memaliaj, Cërrik,  2 në Mirditë, Kavajë, Mat, Mallakastër, Delvinë, Kolonjë, Dimal, Poliçan, 1 në Pukë, Has, Tropojë, Rrogozhinë, Bulqizë, Selenicë, Libohovë, Dropull, Këlcyrë, Berat, Librazhd.

Janë 10,103 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 996 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 156,674 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

"Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127".

Statistika (29 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        680

Të shëruar në 24 orë      996

Të shtruar në spitale       155

Humbje jete në 24 orë     17

Testime ditore                 3,937

Testime totale              1,197,881

Raste pozitive               169,462

Raste të shëruara         156,674

Raste Aktive                   10,103

Humbje jete                     2,685

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4588

Durrës             980

Fier                  893

Shkodër          878

Vlorë               578

Elbasan           524

Lezhë              388

Berat               366

Korçë              273

Kukës              230

Gjirokastër      218

Dibër               187

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Deshtim: 29/09/2021 22:11

    Deshtim i qeverise ne menaxhimin e pandemise. Edhe sa njerez duhet te vdesin qe keta te kujtohen te bejne punen e tyre?

    Përgjigju
    • Navy: 30/09/2021 11:53

      marrëzi të plotë, ata as nuk e zbuluan virusin në laborator. Mashtrim profesional dhe shantazhim Angela Merkel: teste, maska, vaksina kriminale. Bosi më i madh mafioz në Evropë dhe plotësisht i korruptuar. Angela Merkel, Ursula von der Leyen, Knut Fleckenstein

  • UKU MOMLIT: 29/09/2021 18:55

    Ministresha Manastirlesha le te vazhdoje ti jape tendera doshitNONGRATA se numri i te vdekurve ska problem nga 17 sot,neser mund te behet 27. Rendsi ka doshiNONGRATA dhe porosia kryeministrore.

    Përgjigju
    • navy: 30/09/2021 11:55

      Këta janë të gjithë numra të rremë edhe në Shqipëri, të cilët shpërndahen përmes serverëve amerikanë. Dyqanet Pharma Mafia nga Bill Gates, blockrock dhe vangaurd

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen