17 persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit nga 336 testime të bëra në vendin tonë. Numri më i madh i tyre është në Tiranë. Fatmirësisht nuk ka pasur humbje jete. Ndërsa në të gjithë vendin, janë shëruar 7 qytetarë brenda 24 orëve të fundit.
Rastet e reja raportohen në këto bashki: 11 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Durrës, Kamëz, Fier, Vlorë, Tepelenë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Janë 155 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po merr trajtim 1 pacient.
Statistika ( 4 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 336
Testime totale 2,010,606
Raste pozitive 332,294
Raste të shëruara 328,545
Raste Aktive 155
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 118
Gjirokastër 12
Fier 5
Berat. 4
Shkodër 3
Vlorë 3
Lezhë. 3
Durrës. 3
Elbasan. 2
Korçë. 2
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.1%
-
Pak
85.7%
-
Nuk e di
8.2%
Vota total: 245
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sukses në Spitalin 'Shefqet Ndroqi': Dy operacione të avancuara në zemër me teknika minimal invazive
25 Shkurt, 18:10
-
Shehu u shkarkua pasi dhunoi shefin e Financës, ja kush është drejtori i ri i spitalit të Dibrës (EMRI + FOTO)
22 Shkurt, 09:56
-
Spitali i Tropojës pa mjekë, pacientët drejt Gjakovës! Drejtori: Kemi bërë kërkesa në Ministri por pa rezultat
15 Shkurt, 16:01
-
VKM/ Urdhri i Mjekut, ngrihet Komisioni i Disiplinës! Pranë Ministrisë së Shëndetësisë, vendoset Komisioni i Apelimit: Do shqyrtojnë pretendimet për shkelje disiplinore në spitale
5 Shkurt, 16:44
-
Ministrja Koçiu apel për dhurimin e gjakut: Njësitë lëvizëse gjatë shkurtit në çdo qytet të vendit
31 Janar, 15:38
-
‘Janë shtuar virozat respiratore këtë sezon', Tomini: Vaksinohuni, qarkullojnë disa lloje virusesh
29 Janar, 16:41
-
Koçiu:11,314 vizita falas gjatë vitit 2024 në Klinikën Stomatologjike Universitare
25 Janar, 15:53
-
Situata epidemiologjike në vend, Koçiu mbledh strukturat e Shëndetësisë: Parandalimi vetëm me një veprim të thjeshtë, vaksinohuni! Ja 4 masat e marra
22 Janar, 16:23
-
Programi i depistimit të shikimit në shkolla, përfituan 87 mijë fëmijë
14 Janar, 12:48
-
Viti i Ri, Koçiu: Mbi 2 mijë mjekë dhe infermierë në gatishmëri! Në 2025 nisim rikonstruksionin e Traumës
31 Dhjetor 2024, 16:47
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor 2024, 22:31
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor 2024, 20:00