Portieri Gianluiggi Buffon i ka dhënë fund zyrtarisht aventurës së tij 17-vjeçare tek Juventus. Në një postim në Instagram, Buffon shkruan se këto kanë qenë 17 vite të mbushura me kujtime që s’do të harrohen kurrë.

Portieri emblemë i portës së bardhezinjve  largohet nga ekipi pas një historie që me siguri s’do të fshihet kollaj.

Në postimin e tij të fundit, ai iu drejtohet me një mesazh të gjithë tifozëve juventinë ku shkruan:

17 vjet bardhezi që përfundojnë zyrtarisht sot. 17 vjet miq, shokë, lot, fitore, humbje, trofe, fjalë, zemërim, zhgënjime, lumturi, shumë emocione. Kurrë nuk do të harroj asgjë. Do të mbaj gjithçka me vete.”

Postimi i plotë: