TIRANE - Më kurora në duar demokratët kanë përkujtuar paraditen e kësaj të shtune 17-vjetorin e vdekjes së “Heroit të Demokracisë” Azem Hajdari.
I pari që kreu homazhe në memorialin e heroi hajdari ishte Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e më pas edhe ish lideri historiK demokrat Sali berisha.
Pasi bëri nderimet kryedemokrati Basha tha se Azem Hajdari është ende gjallë edhe pse krimi i lidhur me pushtetin nuk ja fali atij përmbysjen e diktaturës.
"Jemi këtu për të nderuar Tribunin e demokracisë shqiptare liderin e lëvizjes studentore të Dhjetorit, njeriun që vrau frikën e që me frikën e vrarë dhe të hedhur mbi supe, si një triumf i rinisë shqiptare shpërndau kurajën e njerëzve të lirë nga Jugu në Veri. Diktatura nuk ia fali kurrë Azem Hajdarit përmbysjen e madhe e të parikthyeshme, kthimin e lirisë së qytetarit në themel të një shoqërie, mposhtjen e frikës, ekzaltimin e kurajos qytetare. Ndaj krimi i lidhur me pushtetin, shkuli Azem Hajdarin nga gjiri i demokratëve dhe shqiptarëve të lirë më 12 Shtator 1998. Por nuk e shkuli e nuk e shkul dot kurrë nga mirënjohja e demokratëve dhe e një kombi të tërë, nga nderimi për veprën e tij të pavdekshme. Azem Hajdari është gjallë sepse e gjallë është kurajo, vendosmëria e tij për të mos lëshuar kurrë liritë e fituara në Dhjetorin e vitit 1990. Azem Hajdari është gjallë sepse e gjallë është forca kreshnike e Azem Hajdarit në Partinë Demokratike për ti prirë qytetarëve të lirë, për ta mposhtur dhe një herë krimin e lidhur me pushtet dhe pushtetin e bërë njësh me krimin”, u shpreh Lulzim Basha.
Pjese e homazheve pranë bustit të Azem Hajdarit në rrugën “Abdi Toptani” në kryeqytet u bënë jo vetëm politikanët demokrat por edhe familjarët, militantët, simpatizantët e Partisë Demokratike.

Azem Hajdari ishte udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik. Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, partia e parë opozitare dhe Kryetar i Komisionit Nismëtar të krijimit te kësaj partie. Azem Hajdari ishte deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 1991 e deri sa u vra në shtator të vitit 1998, si dhe Kryetar i Komisionit të Mbrojtjes ne Kuvend
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO