1700 rrënjë pishe dëmtohen nga reshjet e shiut në Krastë të Elbasanit

Si pasojë e veprimit të agjentëve atmosferikë janë dëmtuar rreth 1700 rrënjë me pisha. Drurë të shkulur dhe të thyer sheh kudo në këtë park. Vitin e kaluar Krasta u përfshi nga një zjarr i fuqishëm i cili dogji qindra rrënjë me pisha dhe sipërfaqe me shkurre. Por për fat të keq, dëmtimi vazhdon.

Drejtori i shërbimit pyjor në Bashkinë e Elbasanit Shpëtim Çullhaj thekson faktin se janë duke marrë masa për heqjen e pishave të dëmtuara nga aty.

Në prespektivë është parashikuar që aty të kryhen projekte të tjera. Por detyrë imediate mbetet mbrojtja dhe pasurimi i pyllit me fidane të rinj në mënyr që pjesa e dëmtuar të rivitalizohet. Por dëmtimet e vitit të kaluar akoma nuk janë marrë asnjë masë për të mbjellë fidane të rinj, e ndërsa premtime vijojnë afati se kur do të ndodh kjo ende nuk ka një datë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri