Një 17 vjeçar ka përplasur një grua rreth 50-vjeçe në Tiranë. Policia njofton se rreth orës 13:40, në rrugën "Besim Alla" mjeti me drejtues shtetasin e mitur me iniciale K. L., ka aksidentuar një këmbësore rreth moshës 50-vjeçe. Gruaja është dërguar në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.