17-vjeçari nga Kosova abuzohet seksualisht një javë: Dy burra më hoqën vetullat dhe më veshën si femër

17-vjeçari nga Kosova abuzohet seksualisht një javë: Dy burra më hoqën vetullat dhe më veshën si femër

Foto ilustruese

Dy burra, 29-vjeç dhe 37 vjeç, dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një 17-vjeçar nga një fshat i Prishtinës, për rreth një javë, në një banesë në lagjen “Ulpiana” në kryeqytet. Siç pohon 17-vjeçari, para policëve hetues, gjatë atyre ditëve dy të dyshuarit i kanë gjetur klientë meshkuj për shërbime seksuale – që kushtonin nga 15 deri në 30 euro. Por, fillimisht e kanë grimosur dhe veshur me, siç thotë ai, rroba të grave. I mituri thotë se ditën e parë të njohjes kanë kryer marrëdhënie seksuale me të.

Historia e abuzimit seksual që e rrëfen 17-vjeçari ka ndodhur gjatë datave 15-21 prill 2021, ndërsa rastin në polici e ka lajmëruar një mësuese e 17-vjeçarit, pasi ky i fundit kishte vendosur të ikte nga banesa ku qëndronte i mbyllur dhe me të mbërritur në Qendrën ku qëndron, mësuesja e kishte vërejtur situatën dhe ky ia kishte rrëfyer komplet ngjarjen asaj.

Por, si ra në kontakt 17-vjeçari me dy të rriturit që tashmë ndodhen në arrest shtëpiak?

Gazeta Express ka siguruar kallëzimin penal të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore të ushtruar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, kundër E.P., 29-vjeç dhe G.J., 37 vjeç (emra të njohur për redaksinë), të dyshuar për veprën penale “trafikim me njerëz” si dhe deklaratën e viktimës.

Gjatë marrjes në pyetje, 17-vjeçari deklaron se nuk vijon mësimet për arsye të shumë mungesave në shkollë dhe thotë se kohëve të fundit ka ndejtur me shoqëri vazhdimisht te Katedralja në Prishtinë.

Gjatë kësaj kohe ai thotë se fshinte xhama të veturave e kohë pas kohe merrte edhe marihuanë me shoqëri.

Po në atë vend, ai deklaron se është njoftuar me dy meshkuj E.P., dhe G.J.,” të dy kanë nofka me shkronjën e parë G, njëri nofkë të gjinisë mashkullore e tjetri të asaj femërore”.

Sipas tij, të dyshuarit fillimisht i kanë kërkuar cigare dhe ky ia ka dhënë dhe më pas e kanë ftuar në banesën e tyre dhe ky ka pranuar të shkojë.

“Pasi e kam përfunduar cigaren kam dashur të largohem nga ta. Por E.P., me tha rri se unë erdhe me ba llaf edhe për një cigare, dhe po ashtu më tha “a je aktiv a pasiv”, dhe më tha a po “zen najsen”. Pastaj G.J., me ftoi në banesën e tij. Unë pranova dhe shkova me ta, kur kam hyrë në banesë vërejta shumë perika, si dhe graderobë për femra, miniqa (funda) dhe shtiklla…Pastaj i pyeta se çka është ajo “a po zen najsend”, me tha a “po q** najsend”, i thashë unë për vete jo e pastaj e pyta atë, ai me tha kapak”, ka deklaruar 17-vjeçari.

Me të hyrë në banesë, ai thotë se ka parë shumë paruke dhe veshje të femrave, dhe po atë ditë ia kanë hequr vetullat dhe e kanë grimosur. Më pas kanë kryer marrëdhënie seksuale me të. Gjatë kësaj kohe, ai thotë se i kanë gjetur klienta dhe me të njëjtit ka kryer marrëdhënie seksuale në banesën në “Ulpianë” dhe në zonën e parkut Gërmia në Prishtinë.

“Më kanë gjetur klienta, me të cilët kam kryer marrëdhënie seksuale. Klientët mi kanë gjetur në ditën e dytë të njohjes. Ata i kontaktonin klientët përmes telefonit dhe Snapchat-it. Marrëdhënie me ta kam kryer në banesën e atyre dyve dhe në Gërmi”, është shprehu ai.

Ndërsa, i pyetur se kush i merrte paratë, 17-vjeçari ka thënë se i ndanin së bashku dhe vetëm gjatë atyre ditëve kishte arritur t’i fitonte rreth 500 euro në total.

“Paret që unë i kam fituar i ka marrë E.P., kur i kam marrë 30 euro, 15 mi kanë dhanë mua ndërsa pjesën tjetër ata dy…Sa më kujtohet mua, gjatë kohës sa unë kam kryer marrëdhënie seksuale me kliëntë, ata kanë përfituar përafërisht 500 euro”.

Ai e mban mend një nga klientët e tij, me një veturë luksoze me të cilin kishte shkuar në Gërmi.

“Për njërin nga klientët ai tha se e ka pasur një veturë të tipit BMW me xhama të errët dhe me të njëjtin kanë kryer marrëdhenie në Gërmi…Klienët paratë ja kanë dhënë atyre, jo mua”.

Ai thotë se dy të dyshuarit nuk kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij, ndërsa e kanë detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me klientë, për të bërë para për ta dhe për vete.

“Dhunë fizike s’kanë ushtruar…Kam qenë i detyruar nga E.P dhe G.J., pasi më thonin dil se ban parë per neve dhe për vete”, ka pohuar ai.

Por, më pas ai ka vendosur të kërcente nga dritarja e banesës pasi deklaron se ai nuk kishte çelës dhe të dyshuarit e mbanin të mbyllur.

“Jam larguar nga dritarja e banesës së tyre, kam kërcyer dhe jam larguar, pasi ata e mbanin çelësin dhe më mbanin të mbyllur. Kështu që u detyrova të kërcej nga dritarja dhe kam ardhur te Qendra, nga aty mësuesja më pyeti se ku kam qenë që jam zbehur, unë ja tregova krejt ngjarjen dhe pastaj ajo e ka njoftuar Qendren për Punë Sociale dhe Policinë”, ka përfunduar ai. /Express

M.Q./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës