17-vjeçari u kap duke transportuar me makinë 5 emigrantë në Pogradec, arrestohet! Në kërkim organizatori i trafikut dhe bashkëpunëtori i tij

17-vjeçari u kap duke transportuar me makinë 5 emigrantë në Pogradec, arrestohet! Në kërkim organizatori i trafikut dhe bashkëpunëtori i tij

POGRADEC-Një 17-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke transportuar me mjetin e tij tip “Renault” 5 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit.

Emigrantëve u ishte premtuar që do të kalonin drejt vendeve të BE kundrejt një shume të caktuar, por ata u ndaluan në rrugën Qafë Plloçë-Qukës, në afërsi të fshatit Kalivaç, Pogradec, ndërsa u arrestua edhe O. Sh., 17 vjeç, banues në Elbasan, i cili po bënte dhe transportimin e tyre.

Në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri”, janë shpallur në kërkim A. B., 53 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka rolin e organizatorit dhe Ç. B., 26 vjeç, banues në Durrës, bashkëpunëtor.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë