17-vjeçari u zhduk dy javë më parë kur familjarët ishin në gjumë! Vëllai e kërkon:Ku është Loli?! Nëna:Inshallah nuk ma vrasin!

17-vjeçari Lorenc Hysenaj ka humbur gjurmët nga Tirana, në zonën e "Ali Demit", që prej datës 13 qershor të këtij viti. Për familjarët kjo është e disata herë që i riu largohet nga shtëpia. Më datë 11 qershor,  pasi mori një shumë parash prej 100 mijë lekë të vjetra, nga portofoli i nënës qëndroi për dy ditë jashtë. Policia arriti ta kthejë në banesë, por dy ditë më pas ai u zhduk sërish, duke humbur gjurmët për dy javë me radhë. Ndaj mungesa prej kaq ditësh detyroi familjarët të bëjnë edhe një denoncim live në studion e ’Pa Gjurmë’, pasi, nga ai moment nuk ka asnjë informacion për fatin e të riut, që nga pasditja e së shtunës së kaluar, kur ai u largua ndërkohë që të tjerët ishin në gjumë.

"Kur është larguar një herë vodhi edhe para në shtëpi. Nuk e pyeta ku i kishte prishur ato para, nuk doja ta lëndoja. Atë fëmijë ma shfrytëzon njeri, për çfarë, nuk e di. Për drogë, për të lypur. Ai është rritur në Greqi. Në moshën 11-vjeçare ka ardhur në Shqipëri. Të më thotë se dikush e shfrytëzon, do ta vras me dorën time atë person. Nuk është hera e parë që djali largohet nga shtëpia. E bën shumë shpesh dhe nuk tregon se pse ikën. E ka gjetur im shoq gjithmonë. Nuk flet, ul vetëm kokën dhe rri i mbyllur. Herët e tjera e kemi gjetur nëpër rrugët e Tiranës. Kishte dalë me djalin e vogël që është 5 vjeç, e kishte lënë djalin jashtë dhe kishte ikur. Ai vjen duke qarë dhe thotë , iku lali prapë. Nuk tregon ku shkon. Banoj në lagjen ‘Ali Demi’, sapo kam shkuar aty, më parë kam jetuar në Kombinat. Atje i kishte shokët. Kur ka ikur herët e tjera, 4-5 ditë ka qëndruar jashtë. Nga era e keqe, dukej që flinte jashtë. Nuk e di pse e bën këtë djali. Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me të. I ati i flet si shok. Rri nëpër rrjete sociale. Ka shumë profile në Facebook. Fliste shpesh me njerëz, i fshinte të gjitha numrat. Shumë gjëra i bën fshehurazi. Ka shumë nerva, shpesh ka ardhur i nxirë në fytyrë. Të më thotë të vërtetën, do ja marr një dhomë me qira të rri vetëm, nëse do dojë", përlotet nëna.

Gjatë rrëfimit të nënës gjatë transmetimit live në emisionin ‘Pa Gjurmë’ vërshuan me dhjetëra telefonata, të cilat zhvendosën vendndodhjen e Lorencit në qytetin e Durrësit.

"Tek Parku Rinia, rruga e drejtë e makinave, pak kilometra nga Shën Vlashi. Erdhën disa çuna tek dyqani im. Bleu një molto. Ishte më një çun tjetër më të gjatë. Ishte ora 8:00 e mëngjesit. Dhe atë molto e kanë ngrënë të dy. Ata nuk kishin lekë për bukë. Ishte origjinal si në foto. Më thanë se ishin nga Tirana dhe se kishin xhaxhain në Nishtullë. Qëndruan pak aty. Dukej djalë korrekt dhe i sjellshëm", thotë zonja.

Një tjetër zonjë, po nga qyteti i Durrësit tha se:"Në Durrës është djali. Është 100% e sigurt. Në zonën e plazhit. Ishin me një makinë të zezë. Tre djem të tjerë, më të rritur ishte bashkë me ta. Mbi të 20-tat ishin djemtë e tjerë"

Pas kësaj telefonate, dyshimi se i riu mund të ndodhet në Durrës jep pistën e parë në kërkim të gjurmëve të të riut. Ndërsa nëna dyshon se djali i saj shfrytëzohet nga persona të tjerë, pasi ata nuk kanë të njohur në qytetin bregdetar. Të tjera telefonata dëshmojnë se 17-vjeçari shfrytëzohet për qëllime lypjeje.

"Në moshën 16- vjeçare ka filluar të largohet nga shtëpia. Vëllanë e vogël e ka mbajtur shumë. Nuk e di pse ikën nga shtëpia, që na helmon ne dhe vëllnë e tij. Ai e kërkon. Në polici kur është ndaluar herë të tjera, është shprehur. Në policinë nr: 2 është shprehur se ne e kemi përzënë dhe se babanë e ka njerk. E kemi kërkuar me foto në dorë, kudo. Nuk ka ndodhur asgjë e tillë. I ati e trajton si shok. Policia tallet me ne. Më shumë e kemi gjetur ne, se policia. Ai nuk thotë asnjëherë të vërtetën. Ai ka shumë frikë. Dikush e shfrytëzon, se ai fëmijë ka frikë. Unë tani e kërkoj, ai prapë ikën. Psikologen e kam paguar vetë dhe më ka thënë: djali është shumë mirë", rrëfen nëna në studio.

Ditën që i riu u largua kishte të veshur një bluzë të bardhë me kapuç, një palë pantallona të shkurtra të zeza dhe një palë atlete të zeza. Me vete nuk ka marrë asnjë mjet identifikimi, telefon apo veshje tjetër. Familjarët kanë bërë denoncimin në polici, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Kush ka informacion lutemi të na kontaktoni në të gjitha format tona të kontaktit:

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Çdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 16: 00

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë