17-vjeçarja Gala, e bija e artistit Robert Aliaj Dragot është kandidatja më e re në edicionin e 67-të të Këngës në Eurovizion.  Siç bëhet me dije në faqen zyrtare të Eurosong, bashkë me të, konkurrojnë për një vend në Liverpool, në 14 janar  në Paleis 12 në Eén edhe 6 këngëtarë të tjerë: Ameerah, Chérine, Gustaph, Hunter Falls, Loredana, dhe “The Starlings”.

Eurosong 2023 do të mbahet në Liverpool, në maj të vitit që vjen. Lajmi në faqen e festivalit evropian, shoqërohet edhe me një prezantim të shkurtër të artistes së re.

“17-vjeçarja Gala Dragot është artistja në Eurosong 2023. Dy vjet më parë ajo fitoi “The voice kids” dhe publikoi këngën e saj të parë “Infektive”. Gala vjen nga një familje artistësh. Babai i saj Robert Aliaj Dragot është një nga figurat më të spikatura të botës së shoëbiz-it shqiptar dhe një artist bashkëkohor. Të dy prindërit e saj e kanë inkurajuar gjithmonë që të frymëzohet nga forma të ndryshme të artit. Është nxënëse në gjimnazin e Arteve, luan piano, pikturon dhe ka pasion filmin. Gala Dragot pëlqen të imitojë artistë si Massive Attack, Björk, David Boëie dhe Rosalía. Por ajo ka një dashuri të madhe edhe për kompozitorët klasikë si Ravel, Chopin dhe Rachmaninoff”, shkruhet në faqen e Eurosong.