“18 bursa janë në dispozicion për të rinjtë shqiptarë për FD për tu shkolluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha sot Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ndërsa bënë thirrje për aplikim për shkollë falas
"Jeni gati për një supershkollim dhe më pas për një superkarrierë FALAS?
Eja apliko për të studiuar në akademitë më të mira ushtarake amerikane.
Plot 18 bursa janë në dispozicion të të rinjve shqiptarë për të ndjekur Akademinë e Forcave Ajrore, atë të Forcave Detare dhe Akademinë West Point në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për vitet akademike 2020 - 2024.
Kriteret në linkun më poshtë: https://bit.ly/2olUuOB
Kujdes, aplikimet mbyllen më 03 dhjetor 2019!
Në qendër të fotos, Mario Trupja, kadeti shqiptar që u diplomua sivjet në Akademinë e Forcave Detare në Annapolis"